Analiza

20 PYETJE / Nga nëntori në mars, hap pas hapi me krizën e Ukrainës

Eliott C. McLaughlin

CNN

Rusia miratoi përdorimin e forcës ushtarake në Ukrainë të shtunën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja nga Perëndimi, dhe Ukraina u përgjigj se cdo pushtim i territorit të saj do të konsiderohet i paligjshëm.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar se një pushtim nga Rusia do të thotë luftë dhe do i japë fund marrëdhënieve të vendit të tij me Rusinë.

Por ka shumë pikëpyetje, përse Ukraina mbërriti në këtë pikë. Përse Rusia është kaq e interesuar për ngjarjet atje? Përse Perëndimi do që ta ndalë ndërhyrjen ruse? Si mbërritëm deri këtu? Përse mijëra protestues kanë vënë në lojë jetën e tyre, për hir të ndryshimeve politikë? Dhe përse qeveria u rezistoi me kaq kokëfortësi thirrjeve të tyre?

  1. Përse është përfshirë kaq shumë Rusia?

Ukraina Lindore dhe Krimea kanë lidhje më të forta me Rusinë, ndërkohë që Ukraina Perëndimore është më miqësore me Europën. Shumë banorë të Ukrainës lindore vazhdojnë të flasin rusisht, dhe zgjedhjet presidenciale të 2010-ës e ndanë vendin më dysh, teksa Ukraina lindore votoi në shumicë dërrmuese për presidentin prorusViktor Janukovic. Të shtunën, Kremlini bëri një deklaratë, sipas tëcilës presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Barak Obama që Rusia kish miratuar veprimin ushtarak në Ukrainë, sepse “ajo ka të drejtën të mbrojë interesat e veta dhe të popullit rusishtfolës që jeton atje”.

  1. A nuk është larguar Janukovici?

Parlamenti Ukrainas e rrëzoi nga pushteti dhe ai është larguar në Rusi. Megjithatë, në një konferencë shtypi të premten, ish presidenti tha – në rusisht dhe jo në gjuhën ukrainase – se nuk ishte rrëzuar. Ai këmbënguli se është ende në krye dhe se nuk do asgjë më shumë, se sa të udhëheqë vendin e tij në paqe, harmoni dhe prosperitet. Ndërsa është e paqartë nëse mund të rikthehet në pushtet, ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi anëtarë të Bashkimit Europian për demonstratat e përgjakshme që cuan në rrëzimin e Janukovicit.

  1. C’do të ndodhë në Ukrainë nëse Rusia dërgon trupa?

Zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë Presidentin në detyrë dhe Kryeministrin, kanë deklaruar se janë gati të mbrojnë vendin. Ata kanë thënë se cdo pushtim do të ishte i paligjshëm, një përgjigje që ka gjetur jehonë tek SHBA, të cilat i kanë kërkuar Rusisë që të respektojë sovranitetin e Ukrainës.

  1. A do të ketë reagim të ashpër ndërkombëtar ndaj një inkursioni rus?

OKB kanë paralajmëruar Rusinë kundër aksionit ushtarak, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon i ka thënë Putinit se “dialogu duhet të jetë mjeti i vetëm për t’i dhënë fund krizës”. Edhe udhëheqësit ndërkombëtarë kanë denoncuar mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë, ndërsa Obama ka deklaruar që do të ketë pasoja nëse Rusia vepron ushtarakisht.

  1. Cfarë lloj pasojash?

Obama nuk është treguar specifik, përcecse ka thënë që Rusia mund të përballet me një “izolim më të madh politik dhe ekonomik” dhe që Shtetet e Bashkuara “do të pezullojnë pjesëmarrjen në takimin përgatitor të radhës të G8-ës” në Sochi. Shumë udhëheqës republikanë në Kongres i kanë bërë thirrje Presidentit që të marrë një qëndrim më të ashpër.

  1. Cilët janë opsionet e Obamës?

Sanksionet, sigurisht, janë në krye të listës së opsioneve, por SHBA do të duhet të jenë të përgatitura për reagimin. Ish këshilltari presidencial, David Gergen thotë se Putini do i konsideronte cfarëdolloj sanksionesh si “patate të vogla”, krahasuar me mbajtjen e kontrollit të Krimesë. Ndërkohë, Putini mund të tërhiqte mbështetjen e tij për nismën e Obamës për zvogëlimin e rreziqeve bërthamorë në botë, përfshirë Iranin. Christopher Hill, ish ambasador i SHBA në Korenë e Jugut, Maqedoni, Irak dhe Poloni thotë se vendosja e sanksioneve sjell gjithashtu rrezikun e armiqësimit të superfuqisë. “Kjo do të thotë të hedhësh në kosh 20 vite përpjekje për të punuar me Rusinë”, thotë ai.

7. Si nisi trazira në Ukrainë?

Protestat nisën për shkak të një marëveshje tregtare. Për një vit të tërë, Janukovici këmbënguli se kishte ndërmend të firmoste një marrëveshje tregtare historike me Bashkimin Europian. Por në 21 nëntor 2013, ai vendosi të pezullojë bisedimet me BE-në.

8. Cfarë do të kish sjellë marrëveshja tregtare?

Marrëveshja, “Partneriteti Lindor” i BE-së do të kish krijuar lidhje më të ngushta politike dhe do të kish gjeneruar rritje ekonomike. Do të kishte hapur kufijtë për tregtinë dhe kish krijuar bazat për modernizimin dhe gjithëpërfshirjen, thonë mbështetës të marrëveshjes.

9. Përse u spraps Janukovici?

Kishte arsyet e tij. Kryesorja mes tyre, ishte se Rusia kundërshtonte. Rusia e kërcënoi fqinjin e saj më të vogël me sanksione tregtarë dhe rritje të kostos së gazit nëse Ukraina shkonte përpara me marëveshjen. Nëse nuk do ta bënte, dhe do të hynte në një Bashkim Doganor me Moskën, do të kishte si favor ulje të mëdha të cmimit të gazit, u thanë rusët ukrainasve.

10. A kishte arsye të tjera?

Po, një arsye më personale. Janukovici po përballej edhe me një kërkesë kyce të BE që nuk ishte i gatshëm ta përmbushte: lirimin e ish Kryeministres, Julia Timoshenko, kunërshtarja e tij më e fortë politike. Dy vjet më parë, ajo u shpall fajtore për abuzim me detyrën në një marëveshje gazi dhe u dënua me shtatë vite burgim, në një cështje që u pa gjerësisht si e motivuar politikisht. Mbështetësit e saj thonë se Timoshenko ka nevojë të dalë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

11. Cfarë ndodhi më vonë?

Shumë ukrainas u zemëruan. Ata dolën në rrugë, duke kërkuar që Janukovici të firmoste marrëveshjen me BE-në. Numri i tyre u rrit me shpejtësi. Demonstratat ishin të ngjashme me Revolucionin Portokalli të vitit 2004 në Ukrainë, që e rrëzoi nga detyra Janukovicin, atëherë Kryeministër.

12. Kush e udhëheq opozitën?

Nuk është nëj figurë, por një koalicion. Figura më e njohur është Vitali klicko. Ai është ish kampion botëror boksi (ashtu si dhe i vëlai, Vladimir). Klicko është në krye të Aleancës Demokratike për Reforma. Por blloku opozitar shkon përtej Klickos dhe Aleancës. Eshtë edhe Arsenij Jatsenjuk.

13. Si reagoi Janukovici?

Në një mënyrë që i ndezi edhe më tepër gjakrat. Ai fluturoi për në Moskë, prej ku bashkë me presidentin Vladimir Putin deklaruan se Rusia do të blente 15 miliardë dollarë të borxhit ukrainas dhe do të ulte cmimin që Kievi paguan për gazin. Pastaj, kur demonstratat nuk shfaqën shenja sprapsjeje, ai miratoi një ligj antiprotestë.

14. Cfarë thoshte Ligji Antiprotestë?

Ligji ndalonte njerëzit që të mbanin helmeta dhe maska nëpër mitingje si dhe nga ngritja e cadrave, apo mbajtja e pajisjeve të zërit pa lejen e policisë. Kjo gjë shkaktoi shqetësime se ligji do të përdorej për të shtypur protestat dhe do u mohonte njerëzve të drejtën e lirisë së shprehjes – shumë shpejt, përplasjet u acaruan. Demonstruesit pushtuan bashkinë për pjesën më të madhe të tre muajve.

15. Po a nuk u shfuqizua ligji?

Po, në fund po. Mes rritjes së presionit, deputetë besnikë të Janukovicit bën hapa prapa dhe e përmbysën. Por tashmë, nga protestat po kërkohej dicka shumë më e madhe: reformë kushtetuese.

16. Cfarë ndryshimi në Kushtetutë kërkonin?

Protestuesit kërkonin një ndryshim në strukturën e përgjithshme të qeverisë. Ata mendonin se një pjesë e madhe e pushtetit ishte i përqëndruar tek Janukovici, dhe jo aq sa duhet në parlament.

17. Cfarë bëri qeveria?

Në fund të janarit, presidenti ofroi një paketë lëshimesh, sipas të cilëve Jatsenjuk, kreu i opozitës do të bëhej Kryem20 pyetjeinistër dhe, me ofertën e presidentit, do të ishte në gjendje të shkarkonte qeverinë. Ai i ofroi Klickos postin e zëvendës kryeministrit për cështjet humanitare. Gjithashtu, Janukovic ra dakord që të ngrejë një grup pune për ndryshimet në kushtetutë. Por, opozita refuzoi.

18. Përse nuk e pranoi ofertën opozita?

Lëshimet nuk mjaftonin për t’i kënaqur. Ata thanë se Janukovici as nuk e kish zvogëluar kontrollin mbi qeverinë, as nuk kish frenuar qasjen e autoriteteve ndaj protestave. “Do të cojmë deri në fund atë që nisëm”, tha Jatsenjuk.

19. Kush duhet fajësuar për përplasjet?

Varet se kë pyet. Qeveria tregoi me gisht protestuesit. Opozita, nga ana e saj, fajësoi qeverinë.

20. Cili është rezultati?

Protestat e rrugës, që nisën në nëntor për një marrëveshje tregtare u frynë e u shndërruan në dicka më të madhe, duke rezultuar në largimin e ish presidentit drejt Rusisë për të siguruar kokën, ndërkohë që prej aty vazhdon deklaron se është lideri zyrtar i vendit. Me trupat ruse që kanë hyrë tashmë në Krime, e ardhmja e rajonit dhe efekti në marrëdhëniet SHBA-Rusi duken të paqarta.

Leave a Reply

Back to top button