Sport

20 STATISTIKA pikante nga Botërori i Botërorëve

statistikaSërish Gjermania u shpall kampione në atë që është vlerësuar si Botërori i Botëroreve. Por cilat janë statistikat më pikante? Sportsmail sjell 20 prej tyre.

0- Lojtar i Premier League nuk është në listën e lojtarit, portierit apo futbollistit të ri më të mirë.

3- Gjuajtje në portë ka bërë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, gjatë fazës së eliminimit dhe të treja ishin në kohën shtesë.

6- Lojtarë që fituan Europianin e U-21 me Gjermaninë ishin në ekipin fitues- Neuer, Howedes, Boateng, Khedira, Ozil dhe Hummels.

7- Minuta ka qenë në dizavantazh Argjentina në të gjithë turneun.

8- Ndeshje shkuan me kohë shtesë- një rekord i përbashkët me Italia 90.

10- Kartona të kuq.

12- Penallti të shënuara.

12- Trajnerët që kanë lënë detyrën.

16- Skuadra që kishin luajtur vetëm një ndeshje kur Anglia doli nga turneu.

23- Lojtarë të përdorur nga shefi i Holandës, Louis Van Gaal- praktikisht e gjithë skuadra.

26- Pozicioni zyrtar i Anglisë nga 32 skuadra në turne.

30- Sekonda iu deshën Clint Dempsey që të shënonte golin ndaj Ganës- goli i pestë më i shpejtë në historinë e Botërorit.

32- Gola u shënuan nga zëvendësuesit- një rekord.

43- Vjeç ishte portieri i Kolumbisë, Faryd Mondrago, kur u bë lojtari më i vjetër që luan në një Botëror.

52- Milje ka vrapuar Thomas Muller i Gjermanisë- më shumë se në çdo Botëror.

66- Sekonda mes golit të Giroud dhe Matuidi në ndeshjen mes Francës dhe Zvicrës- diferenca më e vogël në kohë mes dy golave në historinë e Botërorit.

100- Golashënuesi më i mirë i Botërorit, James Rodriguez e kishte koeficentin 100/1 për të marrë Këpucën e Artë.

171- Gola të shënuara, rekord i barabartë me France 98.

562- Pasime të sakta të Philipp Lahm të Gjermanisë- më shumë se në çdo Botëror.

618.725- Mesazhe në Twitter në minutë gjatë ndeshjes finale, më shumë se në çdo aktivitet tjetër në historinë e rrjetit social. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button