Bota

200 mijë në shesh kundër korrupsionit. Protesta më masive se ato që rrëzuan Çausheskun

Më shumë se 200 mijë persona kanë dalë përsëri dje në mbrëmje në Bukuresht, si dhe në qytete të tjerë të Rumanisë, për të protestuar kundër qeverisë së Sorin Grindeanu, i akuzuar se është duke miratuar masa që zbusin luftën kundër korrupsionit të përhapur në vend.

Vetëm në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, kanë zbritur në shesh më shumë se njëqind mijë vetë dhe vëzhguesit flasin për manifestime popullore, më masive se ato të dhjetorit 1989, që sollën regjimin komunist të Nikolae Çausheskun.

Në Bukuresht, sipas mediave vendase, janë rgjistruar përplasje sporadike mes demonstruesve dhe policisë, me një bilanc prej të paktën pesë të plagosurve dhe gjashtëdhjetë arrestimeve.

Politikanët e korruptuar, “festë” për veten e tyre

Udhëheqësit e rinj të Rumanisë kanë gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin e mbipopullimit të burgjeve, shkruante Horia Blidaru në “Adevarul”. Të ndërtojnë më shumë burgje? Jo. Thjeshtë do të falin të gjithë politikanët e korruptuar! Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët, që mori detyrën në dhjetor, ka shpallur qëllimin e saj për të falur disa të dënuar nëse dënimi ka qenë më pak se pesë vite, si dhe për të dekriminalizuar abuzimet me pushtetin që shkaktojnë më pak se 50 mijë dollarë dëme për buxhetin. Dënimi maksimal për abuzim me detyrën do të reduktohet nga shtatë vite, në tre. Nga gjithë problemet që ka vendi, ky ishte prioriteti kryesor i socialdemokratëve.

Po sigurisht, c’mund të pritet nga një parti që udhëhiqet prej një krimineli? Kryetari i socialdemokratëve, Liviu Dragnea u ndalua të bëhet kryeministër për shkak të një dënimi për mashtrime elektorale, por është ai që vazhdon të drejtojë nga prapa skenës.

Dragnea dhe partia e tij nuk hezitojnë që të eleminojnë cdo rregull që i pengon të plackisin shtetin. Këta njerëz duhet të ndalen! Rumania, dikur një diktaturë komuniste, që më pas u rrënua prej oligarkëve të pangopur, ka bërë përpjekje të mëdha drejt përmirësimit të gjyqësorit në vitet e fundit. Ne, populli, nuk mund të lejojmë që udhëheqësit tanë të shkelin sundimin e ligjit. Vetëm “angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve mund të shpëtojë reformat dhe ndalë këtë agjendë politike thellësisht të dëmshme”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button