Analiza

BE DREJT ZGJEDHJEVE (V)/ Nga Europa, në Indi, një vit zgjedhjesh historike

2014 votimeKëtë vit, nga Europa në Indi, pothuajse 25 përqind e popullsisë së botës do të shkojë të votojë. Forcat kundër sistemit janë në ofensivë në dy provat më të mëdha demokratike jo vetëm të 2014-ës, por të të gjithë historisë. Nuk është e thënë që të celin trëndafila, por rezultati do të ketë ndikim në të katër anët e botës

Muaji maj i këtij viti do të jetë, përvec se muaji i trëndafilave, edhe muaji i lulëzimit të lules më të bukur të demokracisë. Ndoshta ndodh, por nuk është e thënë. Të enjten në 22 dhe të dielën në 25 maj (sipas vendit), do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian. Më shumë se 500 milionë banorë do të shkojnë në kutitë e votimit. Në ditët e para të po të njëjtit muaj, do të merren vesh rezultatet e konsultimeve në Indi – 1.2 miliardë banorë – që do të zhvillohen në pesë turne, në javët paraardhëse, por që vetëm në fund do të ndodhë numërimi i votave.

Në total, një elektorat që përfshin pothuajse 25 përqind të popullsisë së botës (shto këtu edhe Ukrainën, nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme të paralajmërua po për në muajin maj), do të zgjedhë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur dicka e këtyre dimensioneve. Por, mbi të gjitha është interesante që, si në Europë, ashtu edhe në Indi, ka një dëshië të madhe për ndryshim, për të hedhur një votë kundër klasave drejtuese që kanë dështuar, ose që kanë shkuar shumë pranë dështimit.

Për Bashkimin Europian dimë gjithcka. Zemërimi që pasoi krizën e shpërthyer në vitin 2008 është i tillë që, sipas shumë sondazheve, një e treta e votuesve janë të orientuar për të votuar ndonjë parti që është shpallur kundër sistemit, kundër Euros apo kundër BE-së. Në të vërtetë, zgjedhjet e 2014-ës duhej të ishin një moment kthese për Bashkimin Europian: Traktati i Lisbonës parashikon që, nga viti 2014, Presidenti i Komisionit Europian (sot është Jose Manuel Barroso) do të zgjidhet nga Parlamenti i Strasburgut, mbi bazën e një propozimi të Këshillit Europian, i cili merr parasysh rezultatet zgjedhorë.

Kjo do të thotë që familjet politike europiane – popullore, socialiste, liberale, të gjelbërit – do të zhvillojnë fushata elektorale, por duke mbështetur një kandidat për presidencën e komisionit (socialistët kanë zgjedhur tashmë gjermanin Martin Schulz). Problemi është që, nëse do të ketë një konfirmim të fuqishëm të partive antisistem, që nuk janë lidhur me asnjë prej katër familjeve të mëdha politike, gjetja e votave për ta zgjedhur në Parlament do të ndërlikohej shumë.

Në Indi, ndërkohë, ka lindur një lëvizje e re, e “Njeriut të Zakonshëm” (AaP), edhe ajo kundër establishmentit, në luftë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe palëvizshmërisë së partive historike, Kongresit dhe Bjp. Po fiton shumë mbështetje në nivel kombëtar dhe në maj mund të jetë vendimtare për formimin e një qeverie të re.

Pra, ajo që po ndodh, është që forcat kundër sistemit janë në ofensivë në dy provat më të mëdha demokratike jo vetëm të 2014-ës, por të të gjithë historisë. Nuk është e thënë që të celin trëndafila, por rezultati do të ketë ndikim në të katër anët e botës.

Leave a Reply

Back to top button