“Për faktin që i ka kërkuar vendit të saj më shumë nga sa do të kërkonte pjesa më e madhe e politikanëve, për faktin që i është kundërvënë me vendosmëri si tiranisë, ashtu edhe oportunizmit, si dhe për faktin që ka ofruar një udhëheqje morale të palëkundur në një botë që vuan mungesën e saj”: është ky motivimi që e përjavshmja amerikane “TIME” ka dhënë për faktin që ka shpallur Angela Merkelin si Njeriu i Vitit 2015. Merkeli është gruaja e katërt që e merr këtë titull: para saj e kanë marrë Wallis Simpson (kliko këtu për të parë dokumentarin dhe kliko këtu për të lexuar historinë e saj), Mbretëresha Elisabetë dhe Corazon Aquino. Eshtë e para që kandidohet më vete dhe jo në grup që nga viti 1986, kur e mori presidentja e atëhershme e Filipineve.
Kancelarja gjermane, në detyrë prej vitit 2005, ka lindur në vitin 1954 në Hamburg dhe është rritur në Republikën Demokratike Gjermane. Sipas “Time”, gjatë vitit të fundit, uniteti europian është luhatur tre herë dhe Merkeli është shfaqur e domosdoshme në të tre rastet: menaxhimin e krizës së borxhit grek, përgjigjen e Europës ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia, hapjen ndaj migrantëve në muajt e fundit.
Një rrugëtim fotografik i 2015-ës, vitit të Angela Merkelit. /Botaal