Horizonti.al

2018, viti kur një mitër nga një grua e vdekur u transplantua tek një grua tjetër, duke sjellë një lindje të shëndetshme

Mjekët në Brazil, raportuan transplantin e parë të mitrës nga një donatore e vdekur, me një rezultat të pabesueshëm:Marrësja ishte në gjendje të lindte një vajzë të shëndetshme. Në një raport të publikuar në revistën “Lancet” këtë muaj, studiuesit në Universitetin e Sao Paulos përshkruan se si ata hoqën një mitër nga një grua 45-vjeçare e cila kishte vdekur nga një goditje në tru, dhe e transplantuan tek një 32-vjeçare me një çrregullim të rrallë kongjenital, që e kishte lënë pa mitër.

Pas transplantimit, mjekët përdorën fertilizimin in vitro-me vezët e marrëses dhe spermatozoidin e bashkëshortit të saj – për të filluar një shtatzëni, e cila rezultoi e suksesshme. Në kohën e publikimit të raportit, nëna dhe foshnja gëzonin shëndet të plotë. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button