Marilyn e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj të hershme në jetimore, sepse nëna e saj u shtrua në një spital psikiatrik. Më pas, ajo jetoi me miken e ngushtë të nënës, Grace McKee, si dhe familjen e saj. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjec, kur McKee nuk mund të kujdesej më për të, Marilyn u martua për të shmangur kthimin në jetimore.
Sipas bashkëshortit të saj të parë, James Dougherty, ajo kishte një dashuri të madhe për kafshët dhe të pastrehët. Një herë, ajo u përpoq të sjellë një lopë në shtëpinë e tyre, për ta mbrojtur nga shiu.
Ajo u “zbulua” nga fotografët e shtypit gjatë një seance fotografimi të Luftës së Dytë Botërore në centralin Radioplane në Kaliforni, në pronësi të aktorit Reginald Denny. Marilyn ishte një nga punonjëset e uzinës.
Shumë njerëz mund të mos e dinë, por Marilyn nuk ishte emri i saj i vërtetë. Të enjten, 23 shkurt 1956, ajo siguroi një urdhër nga Gjykata e Nju Jorkut për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj të lindjes nga Norma Jeane Mortenson, në Marilyn Monroe.
Në autobiografinë e saj, “Historia ime”, ajo rrëfen se roja i kish thënë që ajo ishte pasardhëse e drejtpërdrejtë i James Monroe. Emri i vajzërisë së nënës së saj ishte Monroe, por nuk ka prova se ajo ishte një pasardhëse e presidentit të SHBA.
Monroe ishte gjithashtu pakëz “gagaçe”, një fakt pak i njohur ky, të cilin ajo e mbulonte kollaj falë ushtrimeve në studio vokale dhe marrjes së leksioneve në diktim.
Ajo thuhet se mbeti shtatzënë dy herë, në korrik 1957 dhe nëntor 1958, gjatë martesës me Arthur Millerin, por në të dyja rastet dështoi.
Versioni shumë i famshëm i këngës “Santa Baby”, që shumica e njerëzve mendojnë se këndohej prej saj, është regjistruar në të vërtetë nga Cynthia Basinet për Jack Nicholsonin, si dhuratë për Krishtlindje.
Diçka që vetëm pak fansa të librave me figura mund ta dijnë, është se autori i Batman Bob Kane përdorur ngjashmërinë e Marilyn Monroe si një referencë për personazhin e Vicki Vale.
Në vitin 1973, Elton John nxorri një këngë për nder të saj të titulluar “Candle in the ëind”. Në vitin 1997 ajo u regjistrua sërish me tekst të përditësuar në kujtim të Princeshës Diana, duke u bërë kënga e dytë më e shitur e të gjitha kohërave në mbarë botën, pas “Krishtlindje të Bardha” të Bing Crosby.
Ajo u shfaq në kopertinën e parë të revistës Playboy në vitin 1953. Ndoshta kjo është arsyeja pse Hugh Hefner ndodhet i varrosur më pranë saj, se kushdo tjetër.
Marilyn nuk ishte arsimuar mirë dhe nuk ishte diplomuar nga shkolla e mesme. Ajo nuk e dinte as edhe se si ta shkruante gërmë për gërmë emrin e saj; herën e parë që nënshkroi një autograf, si Marilyn Monroe, ajo pyeti se si gërmëzohej. Ajo nuk e dinte se ku vendosej “i”-ja tek “Marilyn”.
Megjithatë, në bibliotekën e saj personale kishte më shumë se katërqind libra mbi tema që varionin nga arti tek historia, psikologjia, filozofia, letërsia, feja, poezia kopshtaria. Shumë nga vëllimet, që dolën në ankand në vitin 1999, kishin shënimet e saj me laps në skaje.
Ajo u propozua si gruaja e kandidatit për Princ të Monakos, por ai ishte lidhur edhe me aktoren Grace Kelly, të cilën e zgjodhi të jetë gruaja e tij pa asnjë mëdyshje.
Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në “12305 Fifth Helena Drive”, Kaliforni. Ajo u gjet me një telefon në dorë, e zhveshur dhe me kokë poshtë, në shtratin e saj.
Ish-bashkëshorti dhe lojtari i madh i bejsbollit, Joe DiMaggio vendosi trëndafila të freskët në memorialin e saj, për shumë vite pas vdekjes.
Në kujtimet e saj, Monroe shkruante se shumë burra kishin abuzuar seksualisht me të gjatë kohës që ishte në kujdestari.
Një rishikim në vitin 1982 i vdekjes së Marilyn, i kryer në përvjetorin e njëzetë, arriti në përfundimin se aktorja me shumë gjasa kreu vetëvrasje, apo mori mbidozë aksidentale dhe nuk u vra, si pohonin disa teori konspiracioni.
Ajo vuante nga depresioni i rëndë dhe pagjumësia për pjesën më të madhe të jetës. Afër fundit të jetës së saj, në mënyrë që të binte në gjumë dhe të flinte sa më gjatë, ajo shpesh përziente shampanjë me pilula gjumi.
Dyqani që kishte veshur kur këndoi “Gëzuar Ditëlindjen Z. President”, u shit për 1,267,500 dollarë, një rekord botëror. Ai është regjistruar dhe në Librin Gines të Rekordeve./bota.al
https://www.youtube.com/watch?v=EqolSvoWNck