Në 14 gusht 2003 ndodhi ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike në historinë e Amerikës së veriut. Shkaktuar nga një gabim në sistemin e alarmit të një kompanie të furnizimit me energji elektrike në Ohio, brenda pak orësh shkaktoi një reaksion zinxhir që përfshiu të paktën tetë shtete në verilindje dhe në qendër të SHBA, dhe që preku edhe provincën kanadeze të Ontarios. Blackout-i nisi në orën 16 dhe zgjati pothuaj 24 orë. Në disa zona, energjia elektrike nuk u kthye për disa javë.
Nju Jorku, Klivlen dhe Detroiti mbetën pa drita, ashtu si edhe Toronto, në Kanada. Situata të ngjashme u panë në Nju Xhersi, Pensilvani, Konektikat dhe Masaçusets, dhe përfshinë më shumë se pesëdhjetë milionë njerëz.
Në Nju Jork, policia dhe zjarrfikësit ndërhynë për të ndihmuar ata që kishin mbetur të bllokuar në metro dhe ashensorë. Fluturimet pësuan vonesa dhe anulime, edhe pse aeroportet mbetën hapur. U evakuuan spitalet dhe zyrat publike. Fotot më poshtë tregojnë një pjesë të asaj historie. / bota.al