Histori

28 korrik 754 / Dita kur një fëmijë bëhet “I zgjedhuri”

Screen Shot 2016-03-08 at 10.07.42

Në dimrin e vitit 753, Papa Stefani II lë Romën për të bërë një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme përmes Alpeve. Arsyeja për këtë akt të dëshpëruar është të takojë sundimtarin frank, Pepini III, shpresa e tij e fundit në luftën kundër lombardëve që kërcënojnë të përmbysin Romën. Lutja e Stefanit dëgjohet dhe në 28 korrik 754, papa dhe mbreti bien dakord për një pakt që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë strukturat europiane të pushtetit.

Pepini III bëhet protektor i Romës, kur ai dhe i biri Charlemagne pagëzohen nga Papa. Aleanca e re e bën 7-vjecarin, sundimtarin më të pushtetshëm të Mesjetës dhe të parin Perandor të Shenjtë Romak. Kjo dinasti do të zgjasë pothuaj 1000 vite. Historiani Aleksandër Demandt thotë: “Charlemagne krijoi të parën sistem shtetëror në Europën qendrore dhe duke bërë këtë, krijoi kushtet për historinë e europianëve”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button