Janë pothuaj 300 të vdekurit gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti që ndodhi në Turqi: bëhet fjalë për 41 oficerë policie, dy ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të përshkruar si komplotistë. Më shumë se 1400 të plagosurit. Nata më e gjatë u përmbyll me dështimin e grushtit të shtetit, i tentuar nga një fraksion i ushtrisë kundër presidentit Erdogan.
SHBA
“Nuk arrij të imagjinoj se si një vend mund të mbështesë këtë njeri”, Fetullah Gulenin, “këtë lider të një organizate terroriste, mbi të gjitha pas asaj që ndodhi mbrëmë. Një vend që e mbështet nuk është mik i Turqisë. Madje do të ishte edhe një akt armiqësor ndaj nesh”.
Kështu ka deklaruar kryeministri turk, Binali Yildirim në lidhje me SHBA, atje ku Gulen – të cilën Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit – jeton në mërgim që nga viti 1999. Yildirim ka kujtuar se Turqia ka dërguar një kërkesë për ekstradim./bota.al