Horizonti.al

40 milionë viktimat e Genghis Khanit, shitja e kufomës së Li Harvej Osvaldit dhe fakte të tjerë historikë

Screen Shot 2015-07-22 at 11.32.201.Nga fundi i shekullit të XIX-të dhe deri në vitin 1916, ishte e ndaluar për ushtarët britanikë të rruanin mustaqet e tyre.

2. Nëse dikush me të vërtetë dëshiron të vrasë njerëz, armët primitive nuk janë një justifikim. Mbreti mongol Gengis Khani, vrau mbi 40 milionë njerëz gjatë mbretërimit të tij, çka i korrespondonte 1/6 të gjithë popullsisë së botës në atë kohë. Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht armatimeve shumë më të avancuara, vrau 55 milionë.

3. Operacioni i vetëm i njohur mjekësor me vdekshmëri 300 përqind, është kryer në vitin 1847, kur një mjek kreu prerjen e gjymtyrës së një pacienti brenda 25 sekondash. Nxitimi i tij ishte i atillë, saqë i preu aksidentalisht gishtat edhe asistentit të tij. Si pacienti, ashtu dhe asistenti i doktorit, gjetën vdekjen nga hemoragjia. Mjerisht të njëjtin fat pati edhe një spektator, që humbi jetën si pasojë e shokut që pësoi nga ajo që pa.

4. Skllevërit e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin irlandezët.

5. Sipas një ligji britanik të vitit 1845, tentativa për të kryer vetëvrasje ishte një krim kapital dhe shkelësit mund të dënoheshin me varje në litar.

6. Kufoma e Li Harvei Osvald, autorit që u shpall zyrtarisht fajtor për vrasjen e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi në 22 nëntor të vitit 1963, u shit në një ankand për 6600 dollarë në vitin 1992.

7. Xhimi Karter ishte presidenti i parë amerikan, që kishte lindur në një spital.

8. Kanadaja është emër me origjinë indiane, që do të thotë  “Fshat i Madh”.

9. Në New York, policia raporton se përafërisht çdo vit 1.600 njerëz kafshohen në pjesë të ndryshme të trupit nga persona të tjerë.

10. Prindërit më të rinj në botë ishin 8 dhe 9-vjeç dhe kanë jetuar në Kinë në vitin 1910./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button