- Turqia ndalon 6,000 persona në lidhje me të grushtin e dështuar të shtetit
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha të dielën se Qeveria e tij ka arrestuar 6.000 persona, rreth 3,000 prej tyre ushtarë, në lidhje me grushtin ushtarak të dështuar natën e të premtes. Ai pret që numri i arrestimeve të vazhdojë të rritet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka lënë të kuptohet gjithashtu se parlamenti turk mund të konsiderojë futjen e dënimit me vdekje. Erdogan fajëson për grushtin e shtetit Fethullah Gylenin, një klerik turk që jeton në mërgim në Pensilvani.
2. Familja e Mohamed Bouhlel-së: Atentatori i Nisës “kishte probleme psikologjike”
Mohamed Bouhlel, njeriu që kreu sulmin vdekjeprurës ndaj një turme që festonte Ditën e Bastijës në Nisë, Francë, “kishte probleme psikologjike, që i kanë shkaktuar një krizë nervore”, tha dje babai i tij, Mohamed Mondher Lahouaiej Bouhlel, të shtunën. “Ai zemërohej, shante, thyente çdo gjë që gjente rreth tij.”
3. Të gjithë operacionet anti ISIS tëë SHBA, nga baza e Inçirlikut në Turqi janë ndalur
Ambasada Shteteve të Bashkuara në Turqi raportoi, dhe Pentagoni e konfirmoi të shtunën se “autoritetet lokale po ndalojnë lëvizjet në bazën ajrore të Inçirlikut”, një strukturë e madhe turke që SHBA përdor si një vend kyç për fushatat e saj ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. “Edhe energjia elektrike është ndërprerë”, tha ambasada. Zyrtarët turq thanë se baza do të mbyllet deri sa të mund të vërtetohet se të gjitha pajisjet dhe aeroplanët e forcave ajrore turke janë në duart e ushtarakëve pro-qeveritarë, pas grushtit të shtetit të natës së të premtes.
4. Përpjekjet #NeverTrump veniten, para KOnventës republikane
Konventa Kombëtare Republikane është planifikuar të fillojë të hënën në Cleveland, Ohio, dhe perspektiva e një përpjekje efektive për të shmangur zyrtarisht emërimin e Donald Trumpit duket gjithnjë e më e vështirë. “#NeverTrump”, do të vazhdojë të bëjë plane deri natën e së dielës, por rebelët përballen me një betejë të vështirë, tani që udhëheqja republikane është në një linjë me ekipin dhe mbështetësit e Trumpit.
5. Autoritetet franceze arrestojnë 5 vetë, thirren rezervistë të policisë
Autoritetet e Zbatimit të ligjit në Nisë, Francë, kanë arrestuar të paktën pesë persona të dielën në mëngjes, në lidhje me sulmin me kamion të enjten, i cili la të paktën 84 të vdekur. Tre të arrestuarit më të fundit janë pjesë e grupit të ngushtë të atentatorit të vdekur, tha policia, edhe pse është ende e paqartë nëse ata kishin ndonjë lidhje të fortë, me organizatat terroriste si Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thirrur edhe rreth 12,000 rezervistë të policisë në shërbim, “për shkak të kërcënimit terrorist”, duke rritur numrin e policisë dhe ushtarëve që ofrojnë shërbime për zbatimin e ligjit në Francë, me 10 për qind.