Keshilla

5 llojet e dashurisë që secili nga ne dëshiron t’i përjetojë

Dashuria është, ndoshta, ndjenja më e fortë në botë. Çdokush nga ne e kërkon, e dëshiron për jetën e tij, por jo të gjithë e kanë fatin të gjejnë atë lloj dashurie, siç përshkruhet prej autorëve, apo filmave. Dashuria nuk është një ndjenjë që mund ta udhëheqim sipas dëshirës sonë, pasi ajo shkon përtej dëshirës dhe arsyetimit tonë. Çdokush nga ne ëndërron princin ose princeshën e kaltër, ëndërron një marrëdhënie të bazuar tek dashuria dhe ndjenja. Gjithsesi, ekzistojnë pesë lloje dashurish që çdokush dëshiron t’i dëshiron t’i përjetojë :

  1. Dashuria fizike

Është një formë dashurie kalimtare. Çdo marrëdhënie është e ndërtuar edhe nga raportet intime, por përtej kësaj, koncepti i dashurisë tjetërsohet, pasi me të përfunduar tërheqja fizike, ajo që mbetet nuk i ka bazat e duhura të zgjasë gjatë. Për ta përkufizuar me terma më të thjeshtë, është një dashurie e bukur, por që është e paracaktuar të zbehet me kalimin e kohës.

  1. Dashuria për personat rreth nesh

Kjo lloj dashurie lind shumë thellë brenda nesh. Dashuria për të afërmit, për miqtë, për prindërit hyn në këtë lloj dashurie. Ajo bazohet mbi nevojën për të qenë të mbrojtur dhe të mbështetur nga këta persona. Kërkon respekt dhe besim, të cilat janë shtyllat ku ngrihet kjo dashuri.

  1. Dashuria universale

Është tipi i dashurisë që ne ushqejmë për çdo gjë që na rrethon, si për natyrën, kafshët, Zotin. Është dashuri pa kushte për mrekullitë që na ka ofruar natyra. Është forma më e pastër e dashurisë që mund të ekzistojë.

  1. Dashuria romantike

Kjo është forma më e vështirë për t’u përshkruar e dashurisë. Partnerët lidhen në bazë të objektivave dhe cilësive të përbashkëta. Është lloji i dashurisë që së bashku me dy të mëparshmet, mund të zgjasë në kohë. Është plot respekt, përkushtim dhe adhurim reciprok.

  1. Dashuria për veten

Kjo është forma e fundit e dashurisë, për të cilën do të flasim, pra dashuria për veten. Ajo arrihet kur siguron nivelin e duhur të vetëvlerësimit, kur i ke të qarta objektivat dhe synimet që do të arrish në jetë. Kjo dashuri konsiston në përkujdesjen ndaj vetes, idealeve të tua, si dhe mbrojtjen ndaj dashakeqësisë së të tjerëve.

Si përfundim, dashuria mund të manifestohet në forma të ndryshme. Çdo gjë që na rrethon është dashuri, ndaj duhet të kesh besim tek dashuria, qoftë nëse ajo është romantike, apo dashuri për veten tënde. Dashuria, në fund të fundit, është shpëtim. / f.xh / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close