Lifestyle

5 mënyra inteligjente për të identifikuar një person që ka qëllime të fshehura

Ka shumë njerëz toksikë në këtë botë dhe shanset janë, që ju keni ndeshur në shumë prej tyre. Disa prej tyre mund të duket miqësorë në fillim, por ky është vetëm një truk për t’ju mashtrojnë, me qëllim që të shohin se çfarë mund të marrin më vonë nga ju.

Këta njerëz kanë qëllime të këqija, ata nuk duan të jetë miqtë juaj, për hir të të qenit miqtë tuaj, por nvetëm për t’ju manipuluar, me qëllim që të bëni ato gjëra që ata duan që ju të bëni.

Pra, si mund t’i pikasim? Disa prej tyre janë jashtëzakonisht delikatë me qëllimin e tyre dhe mund të jenë disa nga gënjeshtarët më të mahnitshëm në botë, por në qoftë se ju jeni në gjendje të dalloni këto shenja paralajmëruese tek një person, atëherë shanset janë që t’i kapni, para se ata të veprojnë.

  1. Nevojtarë të palodhur

Njerëzit toksikë shpesh herë angazhohen në biseda me të tjerët, vetëm e vetëm që të flasin për veten e tyre. Ata bëjnë të duket sikur janë shumë të interesuar në atë që po ndodh në jetën tuaj personale, por gjithmonë ia dalin ta shpien bisedën sërish tek vetja e tyre.

Ata ju bombardojnë pa pushim me sa shumë gjëra kanë nevojë si dhe të gjitha gjërat që ata duan. Kjo nuk është vetëm një nevojë apo dëshirë e përgjithshme, ata ju thonë me saktësi se për çfarë kanë nevojë, nga ju, apo çfarë duan që ju të bëni për ta. Mos bini pre e këtij manipulimi.

2. Gjuhë e argjendtë

Njerëzit toksikë kanë gjuhën e një demoni, kur ata duan të bindin dikë, që të bëjë diçka që ata duan. Për shumë arsye, ata e kanë këtë aftësi për të tjerrë fjalë në një rrëmujë të krijuar prej tyre, e cila duket pothuaj shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Ata janë disa nga gënjeshtarët më të mahnitshëm dhe janë gjithmonë duke provuar njerëzit rreth e rrotull, për të parë se kush është i denjë ose i padenjë për kohën e tyre.

Mos dëgjoni fjalët e tyre bindëse që të bëni diçka, të cilën në të vërtetë nuk doni ta bëni. Dëgjoni instiktin tuaj dhe largohuni nga çdo situatë që ju bën të parehatshëm me atë person. Ata do të përpiqen t’ju manipulojnë më shumë, nëse nuk e bëni.

3. Vetëm një gjë në mendje

Ka vetëm një gjë në mendjen e tyre dhe kjo është të bëni atë që ata duan. Arsyeja e vetme që ata bëjnë gjithë këto, është që të arrijnë çfarëdo qëllimi që kanë planifikuar për në mbrëmje.

Ju do të filloni të konstatoni se ata flasin për të njëjtat gjëra pa pushim, në një përpjekje për të futur ide në kokën tuaj, që ju ndoshta duhet t’i ndihmoni, çfarëdo qoftë ajo që kërkojnë. Mos u bindni. Refuzoni t’u jepni atë që duan, edhe në qoftë se ata janë një kujtim i dhimbshëm, sërish ju mund të thoni jo, të ndërroni temë, apo të largoheni krejt.

4. Keni një ndjesi të keqe?

Nëse një person toksik ka mbaruar punë me ju, dhe tashmë ndjeheni si i keqkuptuar, i irrituar, i pasigurt, apo thjesht keni një ndjenjë shumë e keqe në përgjithësi, atëherë jeni bërë dëshmitarë, se çfarë do të thotë të biesh pre e dikujt me qëllime të këqia.

Këta njerëz ju lënë të ndiheni sikur as ju kanë dëgjuar, sikur ishit duke i folur murit gjatë gjithë kohës. Mos bini viktimë e këtyre ndjenjave negative, kjo është ajo që ata duan, që ju të ndiheni pikërisht në këtë mënyrë thellë brenda jush. Ata ushqehen me këtë energji dhe e përdorin atë në avantazhin e tyre.

5. Gjuha e trupit

Edhe pse një gënjeshtar mund ta ketë shumë të vështirë të shohë një person në sy, ata sërish bëjnë më të mirën e tyre për të shfaqur gjuhën e duhur të trupit, si dhe kontaktin me sy. Kjo i bën ata të duken si qenie njerëzore “normale” me qëllime të mira.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ju filloni të vini re se ata bëjnë lëvizje të parregullta rreth tyre, shanset janë që  do të duan t’ju kapin për hunde. Mos i lini, shihini drejt e në sy, ndiqni lëvizjet e dorës për të parë nëse mbulojnë gojën apo fytyrën, djersitja është një tregues i mirë, ashtu sikurse dhe kapsallitja e syve. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close