Letersi

5 shkrimtarë që duhet të lexoni, edhe pse s’do ta fitojnë kurrë Nobelin

Ndërkohë që buja e Kazuo Ishiguros nuk është shuar ende, ka autorë që prej kohësh e dinin se emri i tyre nuk do të ishte dhe nuk do të shqiptohet kurrë në Stokholm. Nobeli është çmimi më i rëndësishëm në botë dhe ata kanë gjithçka për ta fituar, e megjithatë…

Borgesi, kandidati i përjetshëm shprehej se mosdhënia e çmimit ishte tashmë një traditë skandinave. Lista e atyre që nuk e kanë fituar kurrë është e gjatë dhe pothuaj të gjithë e dimë.

Mund t’i shtojmë kësaj liste edhe:

Philip Roth. Siç ndodh zakonisht fituesit variojnë nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin dhe pas Bob Dilanit do të kalojë shumë kohë që çmimi të shkojë në SHBA. Fakti që ia dhanë Dilanit është se ia mohuan Rothit dhe këtë vit nuk ishte as në 20 kandidatët e parë. Roth është 84 vjeç dhe nuk ka publikuar asgjë të re që nga Nemesis 2010. Disa nga librat e tij janë “Pastoral amerikana”, “U martova me një komunist”.

Margaret Atwood. Raportin Roth me Bob Dilan e gjejmë edhe tek Atwood me Alice Munro. Duket se nuk ka shanse që një shkrimtare kanadeze pas Munro-së të jetë fituese që nga 2013. Është çështje gjeografie? Nëse Atwood do të kishte lindur në Argjentinë, Itali, Kinë? Autorja e “Rrëfenja e shërbëtores” është një kandidate dhe ka fituar të gjitha çmimet përfshirë edhe Booker dhe Princi i Asturias, por Nobeli i mohohet.

Haruki Murakami. Nuk ka stilin dhe tematikën e akademikëve suedezë. Po atëherë pse është një nga kandidatët më të fortë? Që nga Kenzaburo Oe në vitin 1984 asnjë japonez se ka fituar këtë çmim. Ishiguro është japonez-anglez, por nuk duheshin lënë mënjanë autorë si Banana Yoshimoto apo Shintaro Ishihara.

Michel Houellebecq. Gjithmonë thuhet se çmimi Nobel u jepej autorëve të majtë në vendet kapitaliste dhe autorëve të djathtë në vendet komuniste. Me rënien e Murit të Berlinit ishin autorët që denonconin dhunën dhe mungesën e të drejtave të njeriut ose që shfaqnin një rebelim ose jo konformizëm, por jo në nivel të Houellebecq-ut, autor i “Platforma dhe nënshtrimi” që përvijon mjaft mirë realitetin aktual në Francë, por që s’do ta marrë kurrë këtë çmim.

Karl Ove Knausgard. Prusti i aktualitetit po shkruan “Romani i madh i shekullit XXI” me pesë volume, me autobiografinë e tij “Lufta ime”, megjithatë është e pamundur t’ia japin këtë çmim me këtë titull. Sidomos pas polemikave që ndodhën me Camilo José Cela, i akuzuar si frankist dhe Günter Grass si një nazist i ri.  / f.a. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button