Kinema & TVMagazine

50 vitet e Xhulias, buzëqeshja e Hollivudit.

E vlerësuar si një nga aktoret më të mira të komedive dhe të romancave, Julia Roberts, “buzëqeshja e Hollivudit” feston 50 vjetorin dhe e feston si aktore në filmin e saj të ri Wonder”. Fituesja e çmimit Oskar i mat mjaft mirë rolet e saj dhe pritshmëritë për filmat janë si ato të viteve 90, kur u shndërrua në një nga aktoret më të kërkuara të kinemasë botërore. “Kujtohu pse bën atë që bën. Kjo është spiranca jote. Kultivo shijet e tua dhe merri vetë vendimet. Nuk kam punuar për disa vite, kur isha 20 vjeçe më ofronin skenarë dhe unë mendoja: A jam unë apo këto janë pisllëqe?” shprehet ajo për revistën Harper’s Bazaar. Ajo vazhdon e mbetet një nga mbretëreshat e kinemasë dhe e tregoi këtë në festivanin e Kanës në 2016, ku u shqua për karizmën dhe spontanitetin, kur prezantoi filmin “Money Monster”. “Më pëlqen të luaj në një film të tillë emocionues, kur del nga salla dhe kalon ditë në bisedime për temën e tij, për ndjenjat e tua ose edhe për përvojat, madje thjesht edhe për filmin,” –tha ajo në një koferencë në Kanë për këtë film të drejtuar nga Xhudi Foster me interpretim përkrah George Clooney-it. Ajo mënyra e saj drejtuar kamerës, brilante në skenë, pa artifica dramatike e ktheu Xhulian një një vlerë të komedisë romantike në vitet 90, ku i paharruar mbetet suksesi i saj në “Pretty Woman” (1990), “My Best Friend’s Wedding” (1997), “Notting Hill” dhe “Runaway Bride” (të dyja ne1999).Në vitin 2010 mori çmimin Donostia në festivalin e Shën Sebastianit për çmimin e karrierës. Ka patur sukses edhe në dramat si “Closer”, (2004), thrillerin “The Pelican Brief”, (1993) apo edhe në “Hook”, (1991). Edhe më shumë buzëqeshja e Hollivudit!

 

 

Leave a Reply

Back to top button