Bota

“6 milion fëmijë vdesin para se të mbushin 5 vjeç, gjysma prej urisë”

Çdo vit, në mbarë botën, gjashtë milionë fëmijë vdesin para moshës 5 vjeç, nga shkaqe të shërueshme dhe të parandalueshme. Këto përfshijnë kequshqyerjen, e cila shkakton gati gjysmën e të gjitha vdekjeve të fëmijëve në mbarë botën, duke vrarë tre milion fëmijë çdo vit. Pesëdhjetë milion fëmijë nën 5 vjeç, tani janë duke vuajtur mungesën e papritur të ushqimit dhe ushqyesve, 155 milionë janë kanë kequshqyerje kronike dhe janë në rrezik prej pasojave të rënda, në zhvillimin e tyre fizik dhe njohës, që reflektohen gjatë gjithë ciklit të jetës. Këto shifra u dhanë nga Save the Children, e cila sot nis një fushatë globale “Deri në fëmijën e fundit”, për të mbrojtur dhe për t’u ofruar një të ardhme, fëmijëve pa një të ardhme.”

 Varfëria, ndryshimet klimatike dhe konfliktet luajnë një rol vendimtar në përhapjen e kequshqyerjes. Në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dy të mitur në pesë jetojnë në një gjendje varfërie shumëdimensionale, me privime të mëdha të qasjes në ushqim, kanshërbime higjeno-sanitare dhe arsim. Në 103 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta, janë 689 milion fëmijë që konsiderohen të varfër shumëdimensionalë: në Indi është gjysma e fëmijëve, nëntë nga dhjetë në Etiopi, Niger dhe Sudanin e jugut. Në Bririn e Afrikës dhe në Kenia, pas emergjencës klimatike të El Niños, shtatë milionë fëmijë vuajnë mungesat e ujit dhe ushqyesve. Vetëm në vitin 2016 lufta dhe pasiguria e ushqimit kanë rezultuar në largimin e 65.6 milionë njerëzve dhe 122 milionë fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja kronike, jetojnë në zonat e prekura nga konflikti.

Nga raporti i ri i Save the Children, “Të vdesësh urie. Sfida të vjetra dhe sfida të reja në luftën kundër kequshqyerjes”, del se të ushqyerit e dobët është një shkak që kontribuon për 45 për qind të vdekjeve të fëmijëve, në nivel global. Nga 155 milion fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja kronike (një në katër fëmijë nën moshën 5 vjeç në botë), më shumë se gjysma janë në Azi, veçanërisht në Azinë Jugore (61 milion), dhe 30 për qind në Afrikë. Pesëdhjetë milion fëmijë (1 në 12) janë të prekur nga kequshqyerja akute, nga të cilët më shumë se gjysma në Azinë Jugore, ndërsa 41 milionë janë obezë ose mbipeshë, katër milionë janë në vendet me të ardhura. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button