Magazine

6 tipe njerëzish që ke në punë

Screen Shot 2016-03-16 at 15.51.07

Shpesh mendojmë se ka persona në zyrë apo në vendin tonë të punës të cilët kanë karakter shumë të veçantë dhe dallojnë në çdo gjë që bëjnë apo thonë. Këto profile vlejnë njësoj si për femrat edhe për meshkujt. Ja cilat janë ato:

Ata që flasin me veten/ U pëlqen shumë që të flasin, të komentojnë çdo gjë dhe nuk të lënë asnjëherë të përqendrohesh në punë.

Ata që bërtasin/ Është evoluimi i tipit të parë të njerëzve, sepse këtu ata që komentojnë çdo gjë, e thonë me zë të lartë. Këta persona ju tregojnë gjithçka për jetën e tyre private dhe bisedat telefonike.

Ata që janë fashion/ Mendojnë se dinë më shumë se çdokush për modën dhe flasin gjithë kohës për këpucët, kostumin apo fustanin e ri që kanë blerë.

Ata që kanë ftohtë/ ngrohtë. Nuk duan të vishen më trashë nëse kanë ftohtë apo të vishen më hollë nëse është vapë, por gjithmonë ankohen për temperaturat.

Ata që janë të fiksuar me shëndetin/ mirëushqyerjen. Kërkojnë që të hanë një drekë të shëndetshme dhe kritikojnë gjithmonë nëse nuk kujdesesh për veten.

Ata që nuk vijnë asnjëherë/ Sa herë që ke nevojë për ndihmë nuk i gjen në zyrë, madje mendon se e marrin rrogën kot sepse nuk paraqiten asnjëherë.class

(BalkanWeb/Bota.al)

Leave a Reply

Back to top button