Covid19

619 humbje jetësh brenda 24 orëve, rëndohet situata nga COVID 19 në Spanjë

Vijon të rritt numri i viktimave në Spanjë si pasojë e koronavirusit. Prej ditës së djeshme, janë regjistruar 619 humbje jetësh, duke shkuar në 16.972 bilanci total i viktimave, raporton Reuters.

Ministria e shëndetësisë tha se numri i rasteve të prekura ishte rritur gjithashtu, nga 161.852 në 166.019 të dielën.

Spanja ka qenë një pikë e nxehtë e koronavirusit, me më shumë raste të regjistruara, pas SHBA-ve. Megjithatë, të dhënat tregojnë se numri i rasteve të reja tani është në rënie.

Popullsia e Spanjës vijon të mbetet e bllokouar teksa, disa puntorë të fabrikave janë lejuar të kthehen në punë.

Leave a Reply

Back to top button