Speciale

7 gjëra që nuk i dinit, për mënyrën si i shpenzon paratë Bashkimi Europian

Screen Shot 2015-12-16 at 18.47.49

Komisioni Europian sapo ka hapur një dritare të re, për mënyrën se si BE shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit. Një portal lejon qasje në informacion mbi investimet e bE-së përgjatë më shumë se 500 programeve të politikave, brenda gjashtë fondeve të mëdhenj. Përdoruesit e Internetit mund t’i eksplorojnë të dhënat sipas shteteve, fondit dhe temës.

Nëse pasioni juaj është “flota e peshkimit”, punësimi i të rinjve apo urat në Bullgarinë rurale, ka një program dhe një zë në buxhet për ju.

Por deri tani, të gjeje se ku shkonin paratë ishte proces shumë i ndërlikuar, nëpër të cilin vetëm ekspertët mund të “lundronin”. Tashmë informacioni mblidhet në një vend, është i kërkueshëm dhe i lirë për t’u përdorur.

Ja një shikim i parë, që ofron nëntë faktet më interesante në lidhje me shpenzimet e BE-së.

  1. Pole Position

Cili shtet merr më shumë para? Në terma absolute Polonia fiton dy herë më shumë se sa secili prej shteteve të tjerë të BE-së nga fonde të ndryshme investimesh, me afro 86 miliardë Euro, krahasuar me të dytën, Italinë, e cila do të marrë pak më shumë se 43 miliardë Euro për periudhën 2014-2020.

2. Lobi i Lituanisë

Pagesat për Poloninë gjatë periudhës shtatë-vjecare janë 2,322 Euro për person. Por për frymë, Lituania merr më shumë; subvencionet totale që merr ky vend nga programet e renditur janë 2,837 Euro për frymë.

3. Ka “karamele” edhe për Gjermaninë

Gjermania shihet zakonisht si motorri ekonomik i Europës si dhe kasaforta e saj, por në fakt ajo merr jo pak prej fondeve të BE. Në fakt, atë që Berlini e jep me dorën e majtë, e merr mbrapsht me të djathtën, sepse ndërkohë që kontributet në BE paguhen prej qeverive të shteteve, fondet për zhvillim u shpërndahen rajoneve specifikë. Gjermania ka ende shumë rajone të varfër që marrin fonde prej BE, edhe 25 vjet pas riintegrimit të Lindjes dhe Perëndimit. Kështu që do të marrë mbrapsht €27,872,862,460. Danke!

4. Fusha e lojës më e kushtueshme në botë

Politikanët dhe zyrtarët e BE flasin shpesh herë për krijimin e një terreni të barabartë të lojës. Analogjia përdoret për të shpjeguar gjithcka, që nga konkurrenca, deri tek politika tregtare, si dhe për të justifikuar përse bizneset e vegjël kanë nevojë për subvencione nga qeveria. Dhe BE-ja jep shumë subvencione: Mes 2014 dhe 2020, 63.4 miliardë dollarë do të alokohen në një përpjekje për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të jenë më konkurruese në nivel global, për shembull duke ofruar këshillime financiare për 370,085 nga 23 milionë kompanitë e vogla të Europës.

5. Shpenzime të mëdha për ndryshimet klimatike

Marrëveshja e klimës që u arrit në Paris ishte vetëm fjalë, por baza e të dhënave e Komisionit të ri tregon që BE me siguri po i hedh paratë atje “ku është goja”, kur flitet për problemin e ngrohjes globale. Veprimtaria që lidhet me ndryshimin e klimës është fituesja më e madhe sa i përket buxhetit të BE. Ndonëse Komisioni i ndan këto fonde në kategori të ndara (44.96 miliardë për tranzicionin në “ekonominë me karbon të ulët” dhe 29.13 miliardë për përshtatjen me ndryshimin e klimës dhe parandalimin e risqeve), këtyre u shtohen edhe 64.83 miliardë për të gjithë gjërat që lidhen me klimën. Por ka edhe më! BE ka alokuar gjithashtu 60 miliardë dollarë për “mbrojtjen mjedisore dhe eficencën e burimeve”, që kontribuon edhe për lëshime më të ulëta të karbonit, edhe për një buxhet të gjelbër shumë të lartë.

6. Fermerë të rinj: BE ka nevojë për ju!

BE dëshiron të financojë ekzaktësisht 175.407 fermerë të rinj për planet e biznesit. Mbani radhë. Arsyeja? Vetëm 14% e fermerëve në Europë janë nën 40 vjec, ata nuk arrijnë të sigurojnë tokë, dhe ata që ia dalin të marrin me qera ose blejnë tokë, i thonë BE-së se kanë nevojë për më shumë aftësi sipërmarrëse dhe teknike për të lulëzuar në një treg global.

7. Targeti është arritja

Portali ka një pjesë që merret me arritjet, por duke qenë se ka kaluar vetëm një vit nga buxheti 7-vjecar, lista nuk është ende shumë e gjatë. Deri sa të zgjatet, BE thjeshtë ka renditur targetet si arritje, duke sqaruar se këto janë “arritjet e pritshme”. Eshtë njësoj si atëherë kur merrnit 10 në provim, por kishte gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar./politico.eubota.al

Leave a Reply

Back to top button