Për islamikët, parajsa është vendi i dedikuar lumturisë të përjetshme, dhe aty futen ato shpirtra (të cilët sipas myslimanët ndahen nga trupat e tyre në kohën e vdekjes), dhe që në jetë kanë jetuar si besimtarë, duke mbetur atje në përjetësi (Kur’ani, 2:82). Parajsa është e njohur si Xheneti, një kopsht i harlisur dhe i pasur me burime dhe i vaditur me lumenj, gjithmonë me mjaltë, qumësht, verë dhe ujë të pastër. Ajo është projektuar për ata që kanë frikë nga Perëndia dhe të bekuarit.
Vetëm dëshmorët dhe profetët përfitojnë hyrjen e drejtpërdrejtë në parajsë, duke marrë nga pafundësia e dritës. Për secilin prej tyre ofrohen 70 dhoma të arta dhe të stolisura me gurë të çmuar, në të cilat janë vendosur 700 shtretër të shdritshëm, të cilët të rrethuar nga shumë krijesa qiellore. Një nga veçantitë e parajsës islame, është se lejohen edhe disa kafshë. Cilat?
Deveja e Profetit Elia, dashi i Abrahamit, qeni, balena i Jonas, pela e Borakut, milingona dhe pupëza e Salomonit. Ashtu si të krishterët, myslimanët besojnë se jeta tokësore është vetëm një periudhë tranzicioni dhe përgatitje në funksion të kësaj bote hyjnore të lumtur dhe të amshuar, që është parajsa. Do të vijë një ditë kur i gjithë universi, do të shkatërrohet dhe të vdekurit do të rringjallen me ndërhyrjen e Perëndisë. Kjo ditë (Dita e Gjykimit), do të jetë fillimi i një jete të përjetshme. / Bota.al