Bota

8 qershor, zgjedhjet e përgjithshme në Britani, çfarë duhet të dimë

Këtë të enjte Britania e Madhe i drejtohet zgjedhjeve të përgjithshme për të rinovuar  Dhomën e Komunëve, dhomën e ulët në paralamentin britanik.  Kryemnitsrja britanike e krahut konservator Theresa May  qeveris vendin prej një vitit pas dorëheqjes së Daid Cameron pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga Unioni.

Ishte vetë May e cila kërkoi që zgjedhjet e parakohshme të organizoheshin,  kete qershor.

Në këto zgjedhje elektorale ajo cka rëndon më shumë të gjithë klimën politike dhe jo vetëm janë sulmet e fundit terroriste që kanë goditur Britaninë e ndër të tjera të  forta janë edhe polemikat  dhe tensionet mes Londrës dhe Brukselit për cështjen Brexit.

Në këtë pikë kryeministri I ardhshëm do të duhet të drejtoje divorcin me Brukselin që sic duket nuk do të jetë aspak një process I qetë.

Siguria është një nga pikat  e cila do të peshojë më shumë në botën e britanikëve dhe rezultati  do të ketë pasoja  në luftën kundër terrorizmit global.

Britania ka rol parësor në këtë betejë dhe është anëtare e koalicionit anti ISIS  drejtuar nga SHBA.  Ndër të tjera ka të drejtëne  vetos në Këshillin e Sigurisë në OKB ku ëshët anëtare. Ajo është po ashtu pjesëtare  e NATO dhe zotëron armë bërthamore.

Si votohet në Britaninë e Madhe?

Qendrat e votimit në Britani hapen në orën 7 të mëngjesit (ora 8 me sistemin tonë) dhe mbyllen në orën 22 (23 me orën tonë). Në zgjedhjet e 8 qershorit marrin pjesë të gjithë shtetasit e Britanisë, Irlandës së Veriut,dhe Komunuelth. Të drejtë vote kanë të gjithë ata  shtetas britanike mbi 18 vjec që jetojnë jashtë vendit  por janë regjistruar për të marrë pjese në 15 vitet e fundit.

Numërimi i votave nis mbas mbylljes së qendrave të votimit  dhe në të gdhirë të datës 9 qershor  del edhe rezultati përfundimtar.

Mbretëresha Elizabet  do ti jap të drejtën dhe detyrën  atij lideri i cili ka të sigurojë shumicën dhe që do të duhet të formojë qeverinë e re.

Parlamenti më pas do të mblidhet në 13 qershor  për betimin e deputetëve  dhe për zgjedhjen e presidentit të re.

Hapja zyrtare e Dhomës së Komuneve është 19 qershori kur mbretëresha lexon programin e qeverisë së re.

Ndërsa pritet që javës tjetër të nisin edhe negociatat Brexit.

Sistemi elektoral
Dhoma e Komuneve  përbëhet nga 326 deputetë. May në parlament aktualisht ka një mazhornacë të vogël por që synon ta shtojë fuqinë për të udhëhequr edhe procesin Brexit.

Nuk janë vetë qytetarët ata që zgjedhin në mënyrë direkte kryeministrin, por janë deputetët e tyre lokalë. Parlamenti ka mandat 5 vjecar pra zgjedhjet e ardhshmë janë në 2022.

Kush fiton
Partitë kryesore politike  në Britani janë ajo konservatore  qendra e djathtë drejtuar nga May. Dhe laburistët të majtët  drejtuar naga Jeremy Corbyn, të ndjekur nga  liberal demokratët , partia populiste anti BE dhe  jeshilët të majtë.  Deri më tani sipas sondazheve  May është në avantazh por të tjera thonë se diferenca mes May dhe Corbyn është shumë e vogël.

Si përfundim  cështjet kryesore  të këtyre zgjedhjeve të parakohshmë janë Brexit,terrorizmi, shërbimi kombëtar shëndetësor, emigracioni dhe ekonomia.

Leave a Reply

Back to top button