Enciklopedike

Fakte interesantë për t’ua “zhveshur” misterin ëndrrave

endrrat

Ne të gjithë ëndërrojmë, ndonjëherë edhe kur jemi në barkun e nënës. Cfarë dini për ëndrrat që ju vizitojnë përnatë? Ja disa fakte interesantë për ëndrrat.
Ne i përjetojmë ato përnatë dhe ndryshe nga historitë e Biblës, ëndrrat ashtu si i njohim ne sot nuk ekzistojnë për të parashikuar të ardhmen, por luajnë një rol të rëndësishëm brenda trurit, zhvillimit të tij dhe përpunimit të informacionit që marrim gjatë ditës.
Njeriu që jetonte pa ëndërruar
Një plumb rikoshetë që goditi Yuvalin në kokë i shastisi doktorët përreth botës. Deri në vitin 1982 ishte e qartë për të gjithë – nuk mund të jetosh pa fjetur dhe ëndërruar. Studimet e kryer tek kaviet dhe macet, të cilët privoheshin nga gjumi dhe ënrrat, kishin shkaktuar vdekjen e tyre brenda pak javësh. Këta studime nuk lanë pikë dyshimi tek doktorët, faza e ëndrrës është tejet e rëndësishme për vazhdimësinë e jetës. Por që nga momenti kur Yuvali u plagos dhe deri sot, ai nuk ka ëndrra kur fle. Ai është kontrolluar nga profesorët dhe me sa duket, plumbi i ka goditur një pjesë të qelizave të trurit të quajtura ‘Pone”, që janë përgjegjëse për fazën REM të gjumit. Ata arritën në përfundimin se pa ëndrrat, ai do të ketë probleme seriozë me kujtesën – por deri sot, Yuvali është një avokat i suksesshëm, një piktor dhe jeton një jetë shumë të lumtur. Pa ëndrra…
2. Endrrat në barkun e nënës


Rëndësia e një ëndrre mund të shihet në fëmijëri. Bebet kalojnë 70 përqind të ditës duke fjetur dhe 50% e kësaj kohe është në ëndrra. Duke patur parasysh që vitet e tyre të parë i dedikohen zhvillimit të përshpejtuar të të mësuarit, duket se ëndrrat kanë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit.
3. 90 minuta ëndërrim
Ne e kalojmë pothuajse një të tretën e jetës duke fjetur. Cdo natë kemi afërsisht 5 ëndrra, domethënë një në cdo një orë e gjysmë.
4. Zgjuar ndërkohë që ëndërron
Pjesa paradoksale e ëndërrimit, e quajtur gjithashtu REM, është shumë e cuditshme. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të gjumit trupi ngadalëson aktivitetin, pasi pushon dhe ngadalëson valët e trurit, gjatë ëndërrimit valët e trurit funksionojnë po aq shumë sa kur jemi zgjuar. Pulsi dhe frymëmarrja përshpejtohen dhe muskujt e trupit mbeten të paralizuar.
5. Botë kaotike pa kuptim


Ndryshe nga të menduarit e përditshëm, ëndrra nuk ka një logjikë: Munë të jetë në një vend të caktuar në një moment të caktuar, dhe krejt papritur mund të shkosh në hënë, duke parë fytyrën e dikujt tjetër. Kujt i nevojitet ky kaos? Një prej pretendimeve kryesorë për këtë temë është se ne kemi nevojë të riorganizojmë kujtesën tonë. Ndërkohë që ëndërrojmë, “truri vendos gjithcka mbi tryezë” dhe organizon. Studimet tregojnë se njerëzit e privuar nga gjumi kanë funksionim më të keq të trurit dhe kujtesë më të dobët se sa ata që flejnë dhe ëndërrojnë.
6. Rënie dhe pluskim
Ndoshta keni parë ëndrra ku jeni duke pluskuar apo fluturuar. Studimet tregojnë se ky fenomen ndodh në të gjithë kulturat, racat dhe gjinitë. Eshtë një prej ëndrrave më të zakonshme, por ajo nuk ka ndonjë simbolikë të caktuar. Endërrimi me pluskim apo fluturim me shumë gjasë lidhet me ndryshimet psikologjikë që pëson trupi gjatë fazës së ëndrrës, pra nga muskujt e tenndosur kur jemi zgjuar, tek relaksimi i trupit ndërkohë që kemi paralizën e gjumit.
7. Truri i hartëzuar
Zhvillimi i pajisjeve të reja të skanimit MRI arriti të na sjellë një kthesë të madhe për të kuptuarit se cfarë ndodh në tru gjatë ëndërrimit. Mund të monitorojmë rrjedhën e gjakut në disa pjesë të trurit, dhe në këtë mënyrë studiuesit arritën të shohin se pjesët funksionale gjatë ëndërrimit janë Hipokampusi, që lidhet me kujtesën dhe Amigdala, që lidhet me emocionet dhe urën në sistemin e trurit.
8. Përzierja e të kaluarës dhe të tashmes


NDonëse kemi qenë të suksesshëm në hartëzimin e trurit teksa ëndërrojmë, ka ende shumë pikëpyetje që duhen bërë për këtë mekanizëm të ndërlikuar. Endrra e merr informacionin nga banka e kujtesës dhe më pas i ‘hedh” në një seri të cuditshme. Elementë të ëndrrës merren nga e njëjta ditë, nga një javë më parë apo 10 ditë më parë. Kjo do të thotë që, nëse takoni një person në Vlorë, atëherë do të ëndërroni për të vetëm pas dhjetë ditësh, por në një tjetër mjedis dhe një tjetër kohë.
9. Endrrat më të zakonshme
Ngelja në provim, në shkollë të mesme apo edhe në universitet
Shfaqja lakuriq në publik
Pilotimi i një avioni ose përplasja


Mbytje
Paralizë apo bllokim i lëvizjeve – si për shembull kur do t’i largohesh dickaje apo dikujt
Rrëmbim nga njerëz, kafshë apo krijesa
Përvoja seksuale
Fatkeqësi natyrore
Humbje dhëmbësh
Dhunë ndaj vetes dhe të tjerëve
Të braktisesh apo poshtërohesh
Të humbasësh, autobusin, trenin apo avionin
Të gjesh dhoma të fshehta në një ndërtesë
Të gjesh apo humbasësh para
Njerëz nga e kaluara apo e tashmja jote
Shtatzëni dhe lindje fëmije
Takim me njerëz të panjohur në situata të panjohura / Perkthyer nga BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button