LetersiYour Life

9 fjalë të përdorimit të zakonshëm që ua dedikojmë 9 shkrimtarëve

FREELANCE. Quhet kështu kush bën një profesion të lirë. Fjala u shpik nga Sir Walter Scott in “Ivanhoe”, i cili konsiderohet shpesh romani i parë historik në kuptimin modern. Profesionistët e lirë të Scott-it ishin mercenarë që jepnin besnikërinë e tyre në këmbim të një pagese si shpërblim.

NERD.  Theodor Seuss Geisel i njohur si Dr. Seuss, autor i përrallave të Grincit shpesh njihet si shpikësi i fjalës nerd, e përdorur në librin e tij në vitin 1950. Gjatë një interviste u shpreh: –  Ndoshta vjen nga “Nerdfogel” që do të thotë jam i sigurt që i di të gjitha. Kuptimin e sotëm e mori një vit më vonë në 8 tetor 1951 nga një artikull I Newsweek-ut nga zhargoni i adoleshentëve të Detroidit.

SERENDIPITi.  Është aftësia ose fati i zbulimeve të rastësishme, të papritura dhe të lumtura sidomos në fushën shkencore, ndërkohë që je duke kërkuar dicka tjetër. Vjen nga anglishtja dhe futja e kësaj fjale i dedikohet shkrimtarit dhe politikanit Horace Walpole që e përdori për herë të parë në vitin 1754 si një aludim i Serendip, një emër i vjetër i Sri Lankës. Walpole shpjegoi se e kishte marrë idenë nga titulli i një përrale “3 princat e Serendip-it” që rrëfen për tre princër dhe zbulimet e tyre aksidentale

MEME. Është një element kulturor ose informacioni që për karakteristikat e saj njihet dhe riprodhohet e përhapet shpejt, mund të themi në mënyrë virale. Biologu i evolucionit Richard Dawkins  ishte i pari që e përdori këtë term në librin e tij të vitit 1976 “Geni egoist”, një libër inovativ dhe bestseller për divulgimin shkencor, në të cilin flitej që genet ndjekin pavdekësinë dhe forma jete. Ashtu si njerëzit janë të vetmet mjete për të arritur këtë objektiv. Memet (ide, thashetheme, shaka) janë për kulturën ashtu si genet janë për jetën- pohon Dawkins. Supa e re është ajo e kulturës njerëzore. Tani duhet t’i japim një emër replikuesit të ri, një emër që të japë idenë e një uniteti të trasmetimit kulturor ose të një njësie të imitimit.

FATTOID.  Sot flitet për lajme të rreme, por deri pak më parë për të përshkruar një lajm komplet pa themel e përhapur nga mjetet e informacionit përdorej termi fattoid. U përdor për herë të parë në librin “Marilyn” një biografi e Norman Mailer. Fattoide është një fakt që nuk egziston para se të shfaqet në një revistë ose në një gazetë.

CYBERSPAce.  Një term i futur me forcë në gjuhën tonë për shkak të internetit (25 vite më parë). I dedikohet shkrimtarit William Gibson që foli për cyberspace në një tregim të shkurtër të vitit 1982 dhe më pas në romanin e tij fantastiko-shkencorNeuromancer” me të cilin u bë i njohur. Cyberspace për Gibson është një përfaqësim grafik i të dhënave të nxjerra nga bankat e cdo kompiuteri të sistemit njerëzor. Një kompleksitet i pamendueshëm.

REPUBLIKA E BANANEVE.

Për një periudhë kohe vendet jugamerikane ishin politikisht të pa stabilizuara dhe përpjekjet për demokraci përmbyteshin shpesh nga grushtet e shtetit apo e nga përmbysje sistemesh të papritura. Shkrimtari dhe humoristi anglez O Henry me pseudonimin William Sydney Porter e identifikoi këtë lloj stili politik me shprehjen Republika e Bananeve në një tregim “Cabbages and kings” të vitit 1904.

YAHOO. Nëse emri Google ka të bëjë me matematikën (vjen nga googol numër i plotë i shprehur 1 ndjekur nga 100 zero) fillesa e Yahoo-së është plotësisht letrare. Në librin “Udhëtimet e Guliverit” të Johnathan Swift i quan kështu disa krijesa të egra të ndeshura nga Guliveri në një nga aventurat e tij. Ky ishte vetëm fillimi, themeluesit e yahoo-së e zgjodhën këtë emër si akronim të Yet Another Hierarchically Organized Oracle  (akoma një orakull tjetër i organizuar hierarkisht)

SCUDETTO. Trekëndëshi me tre ngjyra i vitit 1925 mbi fanellat e skuadrës që fitoi kampionatin italian të futbollit u shpik nga Gabriele d’Annunzio. Simboli frymëzohet nga “scudetto” që profeti donte ta aplikonte mbi uniformën e veshur nga italianët gjatë një ndeshje futbolli të organizuar gjatë pushtimit të Fiume-es.

Leave a Reply

Back to top button