HistoriKulture

9 Gabime “të vockla” në përkthim, që hapën telashe të mëdha

Screen Shot 2015-03-26 at 2.16.30 PM

Të dish si të flasësh dy gjuhë nuk është e njëjta gjë, si të dish se si të përkthesh. Përkthimi është një aftësi e veçantë, për të cilën profesionistët punojnë shumë ta zhvillojnë. Në librin e tyre “Found in Translation” (Gjetur në Përkthim), përkthyesit profesionistë Nataly Kelly dhe Jost Zetzsche paraqesin një udhëtim të gjallë të botës së përkthimit, plot me histori magjepsëse rreth çdo gjëje, që nga përkthyesit vullnetarë të mesazheve me tekst gjatë operacioneve të shpëtimit pas tërmetit në Haiti, deri tek sfidat e përkthimit në Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës, apo edhe miqësitë personale që personazhe të famshëm si Yao Ming dhe Marlee Matlin kanë me përkthyesit e tyre. Rëndësia e përkthimit të mirë është më shumë e dukshme kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ja nëntë shembuj nga libri, që tregojnë se sa e lartë mund të jetë steka kur vjen fjala tek përkthimi

1. FJALA 71 MILION DOLLARËSHE

Në vitin 1980, 18 vjeçari Willie Ramirez u pranua në spitalin e Floridës, në gjendje kome. Miqtë e tij dhe familja u përpoqën t’ua përshkruanin gjendjen e tij ndihmësmjekëve dhe doktorëve, të cilët po e trajtonin atë, por ata flisnin vetëm spanjisht. Përkthimi u sigurua nga një anëtar i ekipit që i fliste të dyja gjuhët, i cili e përktheu fjalën “intoxicado”, si “intoxicated” (intoksikuar). Një përkthyes profesionist do ta dinte që “intoxicado” është e afërt me fjalën “I helmuar” dhe nuk lidhet shumë me përdorimin e drogës apo të alkoolit, një kuptim që e ka fjala “intoxicated” në anglisht. Familja Ramirez besonte se ai ishte helmuar nga ushqimi. Në fakt, Willie kish pësuarnjë hemorragji intracerebrale, por doktorët proçeduan sikur ai të vuante nga një mbidozë droge, e cila mund të shkaktojë edhe disa prej simptomave që shfaqte Willie. Për shkak të vonesës në trajtim, Ramirez mbeti tetraplegjik. Ai u dëmshpërblye me 71milionë $, pasi mjekët u akuzuan për neglizhencë.

2. EPSHET TUAJA PËR TË ARDHMEN
Kur presidenti Carter udhëtoi për në Poloni në vitin 1977, Departamenti i Shtetit punësoi një përkthyes rus, i cili dinte polonisht, por që nuk ishte mësuar

me përkthimin profesional në atë gjuhë. Përmes përkthyesit, Carter përfundoi duke thënë në polonisht gjëra si: “kur unë braktisa SHBA-në” (kish dashur të thoshte “kur unë u largova nga SHBA”) dhe “epshet tuaja për të ardhmen” (kish dashur të thoshte “dëshirat tuaja për të ardhmen”). Gabime që media në të dyja vendet i pëlqeu shumë.

3. NE DO T’JU VARROSIM!
Në kulmin e luftës së ftohtë, kryeministri Sovjetik Nikita Hrushovi mbajti një fjalim në të cilin ai shqiptoi një frazë, e cila u përkthye nga rusishtja si “ne do t’ju bëjmë varrin juve”. U konsiderua si një kërcënim i ftohtë për ta varrosur SHBA-në me një sulm bërthamor dhe e rriti tensionin midis SHBA dhe Rusisë. Gjithësesi, përkthimi ishte pak si shumë “i fjalëpërfjalshëm”. Kuptimi i frazës ruse ishte më shumë që “ne do të jetojmë t’ju shohim juve të vdisni”, ose “ne do të rrojmë më shumë se sa ju”. Përsëri jo tamam miqësore, por jo edhe aq kërcënuese.

4. MOS BËJ ASGJË

Në vitin 2009, banka HSBC duhej të niste një fushatë 10 milion dollarëshe për gjetjen e një tjetër emri, për të riparuar dëmtimin e kryer kur batuta “Mos Pretendo Asgjë” ishte keqpërkthyer në “Mos Bëj Asgjë” në vende të ndryshme të botës.

5. RENIA E TREGJEVE
Paniku në tregun botëror të këmbimit të valutës e shtyu dollarin amerikan të bjerë në vlerë, pasi një përkthim i keq në anglisht i një artikulli nga agjencia e lajmeve kineze Guan Xiangdong, u përhap me shpejtësi në Internet. Artikulli origjinal ishte një rishikim rastësor spekulativ I disa raporteve financiare, por përkthimi në anglisht tingëllonte shumë më tepër autoritar dhe konkret.

6. ÇFARË ËSHTË AJO NË KOKËN E MOISIUT?

Shën Jerome, shenjti mbrojtës i përkthyesve, studioi Hebraisht me qëllim që të mund të përkthente Testamentin e Vjetër në latinisht nga origjinali, në vend të variantit grek të shekullit të tretë, të cilin e përdornin të gjithë njerëzit. Versioni rezultues në latinisht, i cili u bë baza për qindra përkthime të mëvonshëm, përmbante një gabim të

famshëm. Kur Moisiu zbret poshtë nga Mali Sinai koka e tij ka “shkëlqim” ose në Hebraisht, “karan.” Por Hebraishtja shkruhet pa zanoret, dhe Shën Jerome e kishte lexuar “karan” si “keren”, ose e “brirëzuar.” Nga ky gabim erdhën shekuj të tërë pikturash dhe skulpturash të Moisiut me brirë, bashkë me fyerjen e cuditshme të cifutit me brirë.

7. ÇOKOLLATA PËR ATE

Në vitet ’50, kur kompanitë e çokollatave filluan të inkurajonin njerëzit për të festuar ditën e Shën Valentinit në Japoni, një përkthim i keq nga njëra prej kompanive iu krijoi njerëzve idenë se ishte e zakonshme për gratë t’u jepnin çokallata burrave për festë. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë bëjnë ato në këtë ditë. Në 14 Shkurt, gratë në Japoni i mbushin burrat e tyre me çokollata në formë zemre dhe truffles (çokollata të aromatizuara me rum dhe të spërkatura me arrë kokosi), dhe në 14 Mars burrat ua kthejnë “nderin”.

8. JU DUHET TA MUNDNI SHENG LONG-UN

Në videolojën japoneze Street Fighter II një personazh thotë, “nëse nuk e mundni Grushtin e e Dragoit q lojën Ngrihet (the Rising Dragon Punch), ju nuk mund të fitoni!” Kur kjo u përkthye nga japonishtja në anglisht, personazhi “rising dragon” ishte përkthyer si “Sheng Long.” Të njëjtat personazhe mund të lexohen ndryshe në japonisht, dhe përkthyesij duke punuar në një listë frazash e pa ditur kontekstin, mendoi se një person i ri prezantohej në lojë. Lojtarët çmendeshin duke u përpjekur të kuptonin se kush ishte ky Sheng Long- u dhe se si do ta mundnin atë. Në 1992 si një shaka për Ditën e Gënjeshtrave, Lojrat Elektronike botuan çdo muaj të vitit instruksione të përpunuara dhe të vështira për t’u ekzekutuar, si e si të gjendej Sheng Long-u.

9. TELASHE NË WAITANG

Në vitin 1840, qeveria britanike bëri një ujdi me krerët Maori në Zelandën e Re. Maorët dëshironin mbrojtje nga të dënuarit marauding, marinarët, dhe tregtarët që ngisnin kuajt me patkonj me maja përmes fshatrave të tyre, dhe britanikët donin të zgjeronin zotërimet e tyre koloniale. U hartua

Traktati i Watangi-t dhe të dyja palët e firmosën. Por ata po firmosnin dokumenta të ndryshme. Në versionin anglisht, maorët “ia dorëzonin Madhërisë së saj Mbretëreshës së Anglisë në mënyrë absolute dhe pa rezervim të gjitha të drejtat dhe fuqitë e Sovranitetit.” Në përkthimin Maori, të hartuar nga një misionar Britanik, ata nuk kishin për të hequr dorë nga sovraniteti, por nga qeverisja. Ata menduan se do të merrnin një sistem ligjor, por duke e mbajtur të drejtën e tyre që të qeverisnin vetë. Nuk doli ashtu, dhe breza më vonë çështjet rreth kuptimit të këtij traktati janë akoma duke u diskutuar.

Leave a Reply

Back to top button