Në 11 nëntor u mbushën plot 97 vjet, nga fundi njërës prej ngjarjeve më kataklizmike të historisë njerëzore, Luftës së Parë Botërore. Në orën 11:00 të 11 nëntorit 1918, armët që kishin dhjetuar ushtarët për më shumë se 4 vite, heshtën. Thuajse 10 milionë ushtarë kishin vdekur. Zona të mëdha të Evropës, Azisë dhe Afrikës ishin mbushur me minikratere të shkaktuara nga artileria dhe minat, ndërsa mijëra kilometra llogore u gërmuan nga miliona ushtarë.
Katër perandori nga Bota e Vjetër – Habsburgët, Hohenzollernët, Romanovët, dhe Otomanët – u shembën si pasojë e Luftës së Parë Botërore. Ideologjitë laike totalitare, si rimishërim i terrorit të Revolucionit Francez, morën pushtetin në Rusi, Itali, Japoni, Gjermani, Kinë dhe vende më të vogla. Këto ideologji laike, prodhuan ata që historiani i njohur Pol Xhonson i ka quajtur “burrështetas gangsterë”, të mbushur me “vullnetin për pushtet” e të gatshëm të bëjnë “sakrifica njerëzore në emër të ideologjisë”, në një shkallë të paparë dhe monstruoze…
[real3dflipbook id=”622″]