Covid19Ekonomi

Karantina dy-javore do të falimentojë linjat ajrore në Angli.

Boris Johnson është paralajmruar se nëse do të vendoset periudha karantinore dy-javore për të gjithë udhëtarët që vijnë në Britani  rrezikon të shkatërrojë industrinë e aviacionit që tashmë është e gjymtuar nga shpërthimi i Covid-19.

Kuptohet që periudha e karantinës 14-ditore do të shpallet nga kryeministri, përkrah një lehtësimi të masave të bllokimit që u prezantuan për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Karantinimi masiv nuk është përdorur më parë si pjesë e strategjisë së Britanisë. Masa pritet të futet në fuqi brenda disa javësh dhe të imponohet për të gjithë, përveç atyre që vijnë nga Irlanda. Pasagjerët do të duhet të japin një adresë për izolimin e tyre të menjëhershëm. Gjobat dhe dëbimi do të jenë ndër dënimet e mundshme për shkeljen e rregullave.

Pati alarm të menjëhershëm nga sektori i aviacionit. “Karantina jo vetëm që do të ketë një ndikim shkatërrues në industrinë e aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në ekonominë e vendit,” tha Karen Dee, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Operatorëve të Aeroportit (AOA). “Nëse qeveria beson se karantina është e domosdoshme nga ana mjekësore, atëherë ajo duhet të aplikohet në bazë selektive duke ndjekur shkencën, duhet të ketë një strategji të qartë dhe ndikimi ekonomik në sektorët kryesorë duhet të zbutet. “Qeveria duhet të angazhohet për një rishikim të përjavshëm të masave të karantinës dhe të publikojë provat që tregojnë rezultatet e arrira.” Cdo plan të shoqërohet me ndihmë për industrinë dhe punëtorët e saj.

Një zëdhënës i Airlines UK tha: “Ne duhet të shohim detajet e asaj që ata propozojnë. Ne do të kërkojmë siguri se ky vendim është udhëhequr nga shkenca dhe se qeveria ka një plan të besueshëm, me rishikime javore për të siguruar që kufizimet të funksionojnë. ”
“Ne i kemi shkruar qeverisë duke kërkuar sqarime dhe të përshkruaj efektin që do të ketë jo vetëm në biznesin tonë, por edhe në ekonominë e vendit.”

Leave a Reply

Back to top button