Shendeti

A bën vërtet mirë për organizmin konsumimi i ujit me limon? Të vërtetat sipas shkencës

Shumë persona janë të bindur se pirja e ujit të vakët me limoni në mëngjes, pra me stomakun bosh, është e mirë për shëndetin e tyre. Besohet se kjo pije mund të ndihmojë në humbjen e peshës, sillet si një diuretik dhe hidratues i shkëlqyer, i jep energji trupit dhe e bën lëkurën më të shndritshme. Sigurisht, ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar. Duhet të saktësohet se uji dhe limoni janë dy produkte që nëse konsumohen, rregullisht janë shumë të mira për organizmin tonë. Por, a është kjo pije e mirë për shëndetin tuaj? Përgjigja është po. Ja çfarë është e saktë dhe çfarë jo:

A na bën të humbasim peshë? Jo. Limoni përmban ujë, vitaminë C, acid citrik dhe kripëra minerale, por deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se të na ndihmojë të humbasimpeshë. Nga ana tjetër, uji stimulon metabolizmin dhe nandihmon të humbasim peshë.

A na jep energji? Jo, limoni nuk prodhon energji për trupin tonë, por na ndihmon të tresim më mire ushqimin.

A e bën lëkurën më rrezatuese? Ky është një fakt i rremë. Vitamina C që gjendet tek limoni kontribuon në sintezën e kolagjenit, garanton stabilitetin e tij dhe çon në shkëlqim tështuar të lëkurës.

A ka efekte diuretike dhe pastruese? Nuk eshte e vërtetë. Nuk ka studime shkencore për këtë gjë.

A redukton nivelet e aciditetit në gjak? Është fakt i rremë. Dhe as nuk e forcon sistemin imunitar. Ama është e vërtetë që zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sepse pirja e ujit me limon ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

A lufton erën e keqe të gojës? Po, rregullon pH-në e pështymës dhe lufton bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

A e ul sheqerin në gjak? Ky është fakt i vërtetë. Pirja e 125 ml ujë me limon me stomakun bosh mund të çojë në një ulje të lehtë të niveleve të glukozës në gjak.

A e gërryen smaltin e dhëmbëve? Po.

Back to top button