Presidenti Donald Trump ka thënë se ai është përkraës i “vendosjes së maskave” pasi politikanët republikanë i kërkuan atij që të linte një shembull të mirë për përkrahësit e tij duke veshur një të tillë.
Ekziston një shqetësim në rritje për ata amerikanë që refuzojnë të vendosin maska dhe në shumë pjesë të vendit po prezantohen rregulla që i bëjnë ato të detyrueshme.
Opozita shpesh shpreh pretendime se maskat në fytyrë janë në të vërtetë të rrezikshme për ata që i vendosin.
Ne kemi shqyrtuar këto frikëra dhe kemi zbuluar se maskat e veshura siç duhet janë të sigurta.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë: “Përdorimi i zgjatur i maskave mjekësore kur vishen siç duhet, nuk shkakton intoksinim të CO2 dhe mungesë oksigjeni”