E cuditshme, por përgjigja është po.
Studime në Universitetin Binghamton në SHBA kanë mbërritur në përfundimin se cdo person ka një model unik të aktivitetit të trurit, kur i tregohet një seri imazhesh. Në studim, një kompjuteri mati valët e trurit të 45 vullnetarëve dhe ishte në gjendje të përcaktonte identitetin e secilit person me 100 përqind saktësi. Kjo do të thotë se “firma e trurit” tuaj mund të jetë një mënyrë shumë e efektshme për të siguruar hyrjen në sisteme kompjuterike, duke përfshirë Facebookun.
Problemi i vetëm që mbetet është si të maten valët e trurit në mënyrë të lehtë – për momentin nevojitet një kaskë speciale plot me sensorë dhe kabllo. / bota.al