Bota

A do të shënojë referendumi mbi BE-në, shembjen e stabilitetit evropian të pas luftës?

Ne kemi qenë në paqe relative këtu në Evropë për 7 dekada – kemi nanuritur veten, duke menduar se stabiliteti dhe paqja në kontinentin tonë është gjendja e natyrshme e punëve. Por tragjikisht nuk është kështu

Screen Shot 2016-06-21 at 07.33.19

Nga David Keys

Pjesa më e madhe e debatit në referendumin mbi BE-në, është e fokusuar tek ekonomia dhe emigracioni. Por ka një elefant në dhomë – mjerisht shumë i madh dhe i shëmtuar – që nuk është paraqitur në detaje. A do të shihet referendum ynë i 23 qershorit nga historianët e ardhshëm, si ngjarja e cila shkaktoi fundin e periudhës relativisht të qetë dhe të qëndrueshme të pasluftës në kontinentin tonë?

A jemi të gatshëm të  prishim qëllimisht statuskonë evropiane të pasluftës,  e cila në një formë ose tjetër, ka ndihmuar në ruajtjen e paqes në kontinentin tonë (në fakt si një bashkëpunëtor politik evropiane i NATO-s) për shumicën e 70 viteve të fundit? A mos po kthehemi në fakt somnabul në gjysmën e parë të shekullit XX-të, kur kontinenti ynë ka qenë, në përgjithësi, i ndarë dhe i paqëndrueshëm në rrafshin politik?

Shumë njerëz duket se kanë harruar (ose kanë zgjedhur të injorojnë) sesi dukej një Evropë jofunksionale. Nuk qe një pamje e bukur…

[real3dflipbook id=”1194″]

Leave a Reply

Back to top button