Bota

A do t’i hedhë në erë shanset e veta, Hilari Klintoni?

Pjesa më e madhe e librit të rregullave të demokratëve duhet të digjet në këto zgjedhje. Donald Trampi do të garojë në të majtë të Hilarisë dhe do e detyrojë Klintonin që të shfaqet si mësuesja-gjyshe e mërzitshme, që flet për çështje fiskale. Trampi e kupton se kultura amerikane nuk ka standarte të përgjithshme, përveçse për të qenë të vërtetë me vetveten. Trampi do të thotë: “Po, unë jam një bir kurve. Dhe ju e dini”. Dhe ai do të shpresojë që votuesit do të thonë: “Ai ka të drejtë! Kjo është e vërtetë! Sa qetësuese! Ai po e mban premtimin e të qënit bir kurve”…

Screen Shot 2016-05-10 at 15.09.55

Majkëll Brendën Doherti

A jemi të sigurtë që demokratët kanë gjithçka nën kontroll?
Donald Tramp u bë e qartë se do të ishte kandidati i republikanëve dhe zërat nga brenda demokratëve thanë se po përgatiteshin ta etiketonin “Donaldi i Rrezikshëm”. Ditën tjetër, Pul Krugman përdori fjalën “i rrezikshëm” në komentin e tij, për të përshkruar Trampin dhe mbështetësit. Ky lloj mesazhi të bën të pyesësh: A do të hedhë gjithçka në erë Hilari Klintoni? Së pari, lejomëni të them atë që duket. Në këto momente sondazhet thonë se Hilari fiton dhe stërfiton kundër Trampit në zgjedhjet e nëntorit. Në rrethana normale, ky hendek mes të dyve mund të ngushtohet, teksa republikanët dhe të pavarurit që nuk e pëlqejnë Trampin, nuk kanë ç’bëjnë, po mblidhen përreth tij pasi mendojnë se sa shumë nuk do e donin një tjetër presidencë Klinton, dhe ata thjeshtë mësohen me Donaldin si një prani në jetën politike amerikane. Udhëheqja e Klintonit duhet të mbajë deri në fund. Por Hilari ka një aftësi që të bëjë dëme në fushatë, gjë që do i bëjë demokratët nervozë, një herë në javë.

Demokratëve do u duhet një linjë sulmi më e mirë se sa “I rrezikshëm”. Trampi i merr fyerjet dhe i kthen së prapthi. Nëse thoni se ai është i paparashikueshëm, ai do ju thotë se të jesh i paparashikueshëm është pjesë e të qenit negociator i mirë. Nëse e kritikoni se është i babëzitur, ai do ju thotë se i tillë ka qenë gjithë jetën, dhe tani dëshiron që të jetë “i babëzitur për Amerikën”. Duket sikur ai ka qenë në një klasë bazike përmirësimi dhe ka mësuar më së miri rregullin: “Po, dhe…”. Edhe një 10 vjeçar do a shndërronte fjalën “i rrezikshëm” në një titull nderi. Për Trampin është pothuaj një dhuratë. po, mund të thotë ai, unë jam rrezik për interesat e veçanta. Unë jam i rrezikshëm për njerëzit në hije që mbështesin Hilarinë. Hilari është zgjedhja “e sigurtë”. E sigurtë për armiqtë tanë. E sigurtë për status kuonë. Trampi ishte në gjendje që të shndërronte të gjithë zërat për makinerinë elektorale të sofistikuar të Ted Kruzit dhe gjuetinë e delegatëve, në një seri sulmesh të egër për Ted Kruzin dhe miqtë e tij që manipulonin sistemin në “zgjedhje pa votues”. Nuk ishte tërësisht e vërtetë. Por ishte nga ai lloj gjëje që do i japë moral mbështetësve të Trampit në shtetet e ardhshme: Më mirë të dalësh të votosh, sepse këta të këqinjtë po përpiqen të ta marrin kandidimin.
Pjesa më e madhe e librit të rregullave të demokratëve duhet të digjet në këto zgjedhje. Donald Trampi do të garojë në të majtë të Hilarisë, sa i përket tregtisë dhe vendeve të punës. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë edhe për kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Pastaj, ai do të premtojë dhe një ulje të madhe të taksave. Atij nuk i bëhet vonë se llogaritë nuk dalin. Nëse nuk e luan ashtu si duhet, Trampi do e detyrojë Klintonin që të shfaqet si mësuesja-gjyshe e mërzitshme, që flet për çështje fiskale.

Dhe ajo e ka potencialin për të hedhur gjërat në erë. Shihni se si mburrej se do të nxirrte pa punë punëtorët e qymyrit. Trampi nuk do e lejojë që t’ia hedhë paq.

Historikisht, Klintoni ka patur një prirje që të imagjinojë veten si e viktimizuar nga kundërshtarët, apo e dëmtuar nga rrethanat. Mund ta shihni se si ankohej për vështirësitë e fushatës në Nju Hempshir, në vitin 2008. Apo herët e panumërta kur kritikat për sjelljet dhe politikat e saj, i ka interpretuar si sulm ndaj “nënave që punojnë”. Kjo lojë funksionoi me Rik Lazion, fushata e të cilit për Senat mori fund në momentin kur Klintoni e etiketoi si kokorroç.
Por Trampi nuk do bjerë në kurth. Xheb Bushi i kërkoi Trampit që të kërkojë falje për komentet e ulët që Trampi bëri për të shoqen. Trampi hodhi poshtë qoftë edhe idenë për të kërkuar falje. Ai po demonstronte lirinë e tij nga traditat, dhe se nuk do të bënte diçka, vetëm sepse dikush po ia kërkonte. Xhebi mbeti në vend duke belbëzuar.

Një përpjekje e Klintonit për të bërë fushatë si politikania serioze dhe profesioniste, të cilës mund t’i besosh, mund t’i plasë në dorë. Po, ajo thotë më pak gjëra të çuditshme se sa Donaldi. Por çudia e Donaldit është pjesë e fushatës së tij.

Trampi e kupton se kultura amerikane nuk ka standarte të përgjithshme, përveçse për të qenë të vërtetë me vetveten. Trampi do të thotë: “Po, unë jam një bir kurve. Dhe ju e dini”. Dhe ai do të shpresojë që votuesit do të thonë: “Ai ka të drejtë! Kjo është e vërtetë! Sa qetësuese! Ai po e mban premtimin e të qënit bir kurve”.

Klintoni do të tundohet të thotë: “Unë jam kompetentja, tek e cila mund të besoni”. Një gafë, një skandal, një shmangie taksash, dhe në shkallën e lëvizshme të moralitetit të Amerikës, ajo është menjëherë e pandershmja. Mund të jetë një gjë po aq idiote, sa edhe hileja e dikurshme, ku një donacion të American Muslim Council e etiketoi si American Museum Council. Paturpësia e trampit është pjesë e asaj që ai po u shet njerëzve.

Në vend që t’i rrahin krahët njëri-tjetrit për fatin e madh që ju ka rënë në derë, demokratët duhet të studiojnë se si ndodhi që Trampi eleminoi shumë prej kundërshtarëve, që ata mendonin se do ia kishin bërë të vështirë Klintonit. Nëse vazhdojnë të mendojnë se kjo ndodhi për shkak se votuesit republikanë janë shumë budallenj për të zgjedhur një kandidat, rreziku është vetëm fillimi.

TheWeek – www.bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close