Bota

A duhet të kemi frikë nga islami?

screen-shot-2016-11-29-at-13-36-20

Hamed Abdel-Samad*

Bota duhet të ketë frikë nga islamizmi militant njëlloj siç pati nga fashizmi

A duhet pasur frikë nga islami? Po. Veçanërisht nëse jemi myslimanë. Sepse ne po përjetojmë një dimension të ri të xhihadit global, një shpërthim të forcave më radikale të islamit. Pa marrë parasysh nëse islamikët militantë e interpretojnë islamin si duhet apo e keqpërdorin për qëllime politike, rreziku që aktualisht buron nga islami nuk ndryshon. Mjerimi politik në shtetet arabe dhe ekstremizmi në rritje po e bëjnë një fe minë me sahat. Për hir të së vërtetës, shumica e myslimanëve janë paqësorë. Por, një pakicë po e sheh dhunën si realizim të një premtimi të shenjtë. Kur ushtarët e Shtetit Islamik marshuan në Irak, përkrahësit publikuan një hartë të botës të Kalifatit të ardhshëm: çdo territor, ku aktualisht jetojnë apo kanë jetuar më herët myslimanët, pritet të jetë pjesë e Shtetit Islamik brenda pesë vjetëve të ardhshëm – gjysma e Azisë, tri të katërtat e Afrikës, pjesë të Europës Lindore dhe, natyrisht, Andaluzia.

E si do të arrihet kjo? Një ushtar e shpjegoi: “Fitorja e islamit nuk do të arrihet pa u shqyer gjymtyrë dhe pa u bluar kafka”. Synohet që brutaliteti i shfrenuar të ndryshojë rrjedhën e historisë dhe të arrijë me forcë Perandorinë e Zotit. Kjo është absurde. Dhe mund të themi si kundërshtim: një armatë me 30 mijë pjesëtarë nuk do ta realizojë këtë.

Por, kujdes! Rreziku nuk vjen vetëm …

[real3dflipbook id=”1403″]

Leave a Reply

Back to top button