Shendeti

A duhet të konsumohen frutat menjëherë pas vakteve? Kujdes, përgjigjia është befasuese

Shumë persona e kanë pyetur veten, nëse është mirë apo jo t’i konsumojnë frutat menjëherë pas një vakti ushqimor. Ato janë një ushqim absolutisht thelbësor për dietën tonë, duke qenë të pasura me elementë tëdomosdoshëm për organizmin. Megjithatë, shumë prej nesh mund të kenë dëgjuar se ndoshta është më mirë t’i shmangin frutat menjëherë pas vaktit. Por a është vërtet kështu, apo ky është një përfundim i zakonshëm pa bazë shkencore? Ndër hipotezat më të dëgjuara është ajo që ngrënia e frutave në fund të vaktit, mund të shkaktojë fryrje barku për shkak të fermentimit. Por cila është e vërteta? A duhen konsumuar pas një vakti apo jo?

Duke qenë se pyetja ka të bëjë me një temë të tillë si ushqimi, e cila është shumë subjektive, përgjigja nuk mund të jetë unike për të gjithë. Në fakt, para së gjithash, është e nevojshme të kemi parasysh kushtet shëndetësore të momentit, nëse për shembull përballemi me një person që vuan nga sëmundje gastrointestinale, konsumimi i disa frutave mund të jetë i dëmshëm. Ose, për ata që vuajnë nga diabeti i sheqerit i tipit 2, konsumimi i shumë frutave dhe rrjedhimisht marrja e sheqernave, është ekundërindikuar. Mund të jetë e rëndësishme të mbajmë parasysh llojin e frutave që mund të konsumohen, dsepse nëse p.sh. vuajmë nga sëmundje të tilla si gastriti dhe refluksi gastroezofageal, është e nevojshme të mos marrim teprica me agrume. Personat diabetikë mund të konsumojnë frutat me më pak sheqerna (psh kumbullat).

Për ata që nuk vuajnë nga sëmundje të veçanta, frutat mund të konsumohen në çdo moment të ditës, sepse një nga përfitimet kryesore prej konsumit të tyre, është forcimi i sistemit tonë imunitar falë pranisë së bollshme të vitaminës C. Sa i përket pyetjes së konsumimit të tyre pas vakteve, përveç faktit që shkaktojnë pak fryrje të barkut, nuk ka asnjë kundërindikacion.

Back to top button