Enciklopedike

A e dini përse është ai xhepi i vogël i xhinseve?

Xhepat shpesh mund të jenë “fatkeqësi” në modë.

Sidomos për veshjet e grave, shtimi i xhepit “të rremë” në pantallonave, funde, këmisha shpesh mund të jetë irritues.

Xhepat e xhinseve vijnë si standarde të të dy gjinive – dy xhepa të pasme, dy xhepa para dhe xhepi i çuditshëm i vogël drejtkëndësh, brenda në një nga xhepat e përparme.

Por për çfarë përdoret? Është sigurisht shumë i vogël për monedhat dhe ishte aty shumë kohë para telefonave të mençur.

Në një forum të Quoras, ekspertët e xhinsit dhe tekstilit kërkonin t’i përgjigjeshin rebusit.

Renata Janoskova përmendi Levi Strauss, markën e famshme amerikane të xhinse, si përgjigje për misterin e xhepit.

Sipas një postimi në blog në faqen e saj të internetit, xhepi është një “xhep për orë”, mjaft i vogël për të mbajtur një orë xhepi.

Janoskova shpjegoi më tej se Levis i futi këta xhepa në përdorim, për t’u kujdesur për orët e xhepie të kaubojsëve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button