Në vitin 2009, kimistët zbuluan se deri 90 përqind e kartëmonedhave amerikane kanë kokainë. Studimi zbuloi se mbetjet e kokainës ishin më të përhapura në qytetet e mëdha të SHBA, si Baltimore dhe Detroit. Studiuesit testuan edhe kartëmonedha nga vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Braziliin, Kinën dhe Japoninë. Kina dhe Japonia kishin një normë mesatare kontaminimi prej 12 dhe 20%, ndërkohë që 85% dhe 90 % e parave të letrës në SHBA dhe Kanada ishin të kontaminuara. Këto përqindje ishin rritur, qysh kur një studim i ngjashëm ishte kryer dy vite më herët, kur u zbulua se afro 67% e kartëmonedhave amerikane kishin gjurmë kokaine. /bota.al
Less than a minute