Nëse ju keni një televizor të lidhur në internet, jo vetëm që ai regjistron atë që shihni, por ekziston edhe mundësia që dikush mund të jetë duke ju parë, në kuptimin real të fjalës. Shumë prej televizorëve të mençur (smart) kanë mikrofona dhe madje edhe kamera. Nëse do të ketë ndonjë lloj shkelje të sigurisë në serverin me të cilin është i lidhur televizori juaj, të tjerët mund t’ju spiunojnë ato që bëni, pikërisht përmes televizorit. Janë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi shkeljet e sigurisë, kryesisht për shkak të televizorëve të lidhur me serverat pa kontrolle të plota të sigurisë. Sepse kështu të dhënat tuaja mund të vidhen kollaj, ose programe me virusë mund të dërgohen kollaj në televizorin tuaj.
Less than a minute