Filtrat e Selfie-ve janë të bazuara në algoritmin Viola Jones, i cili gjen fytyra duke skanuar imazhet në zona e ndriçuara dhe të errëta, por modeli Active Shape i Snapchat-it mund të shohë edhe më shumë detaje.
Zhvilluesit krijuan një hartë të vendndodhjeve mesatare të pikave kryesore të fytyrës – si skajet e syve dhe buzëve – duke shënuar me dorë pozicionet e tyre në dhjetëra fotografi të njerëzve realë. Pikat pastaj u bashkuan për të krijuar një model 3D të kokës.
Në aplikacionin Snapchat, harta e mesatarizuar vendoset mbi fytyrën tuaj dhe krahasohet me të dhënat tuaja të pikselizuara, në mënyrë që pikat të mund të ndryshohen për t’iu përshtatur karakteristikave tuaja të sakta. Me modelin tuaj personal të kompletuar, fytyra juaj mund të ndryshojë strukturë apo deformohet në Snapchat. /Bota.al