Enciklopedike

A e dinit që mbretërorët britanikë janë pasardhës të Drakulës?

Nëse mendoni se Princi Çarls mund të jetë i lezetshëm në rolin e një vampiri, ndoshta është për shkak se ai është i lidhur në gjak, me një “vampir” të vërtetë. Princi i Uellsit është një stër-stërnip i i Vlad III, fisniku i Vllahisë i shekullit të 15-të, orgjitë, torturat dhe gjakderdhja e të cilit frymëzuan legjendën e vampirit dhe Drakulën e Bram Stokerit.

Çarlsi dhe familja mbretërore mund të gjurmojnë linjën e tyre të gjakut deri tek Vladi, përmes Princeshës Marija Teck, e cila u martua me Mbretin George V dhe ishte gjyshja e Mbretëreshës Elisabeta II. Maria ishte pasardhëse e dy djemve të Vladit. Dhe kjo nuk është e vetmja lidhje me vampirizmin. Pretendohet se porfiria, sëmundja e mungesës së hekurit që e bën lëkurën të ndjeshme ndaj diellit dhe që qëndron, pra, prapa mitit të vampirit, është e pranishme në familjen mbretërore. Porfiria ishte teorizuar të ishte shkaku i çmendurisë së Mbretit Xhorxh III, urina e të cilit thuhet se dilte me gjak të kuq – një shenjë e sëmundjes. Ajo mund të ketë prekur anëtarët e tjerë të familjes, ku më i fundit është Princi Uilliam i Gloucester, kushëriri i parë i Mbretëreshës Elisabetë.

Princi Çarls e pranon lidhjen e tij me tiranin rumun, i cili hante bukë të ngjyer në gjakun e viktimave të tij, dhe kjo e sillte në humor. “Transilvania është në gjakun tim”, thoshte ai. “Gjenealogjia tregon se unë jam pasardhës i Vladit”. Çarlsi ka një dashuri të veçantë për Rumaninë, pasi ka blerë një shtëpi në Viscri, një fshat në Transilvani rurale. Ai është gjithashtu mbrojtës i një organizate bamirëse që punon për të ruajtur trashëgiminë kulturore të rajonit. Ndërkohë, Rumania po shfrytëzon lidhjen e familjes mbretërore me Vladin për të tërhequr në turistët britanikë, sidomos në Kështjellën e Vlad Drakulës në Transilvani. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button