Enciklopedike

A e dinit se çfarë ka në origjinë të numrit 23?

Në vitin 1975, në sajë të trilogjisë së suksesshme “Illuminatus”, shkrimtari Robert Anton ëilson nxjerr në pah legjendën e mallkimit të numrit 23. Ai kishte dëgjuar për këtë shifër magjike nga kolegu i tij Uilliam Seuard Burroughs dhe kish mbetur i magjepsur.

Burroughs i kishte treguar atij për një kapiten me emrin Klark i cili kishte kaluar 23 vite në det pa pësuar ndonjë aksident. Në ditën në të cilën ai ishte gati për të festuar ditëlindjen e tij të 23-të, anija papritmas ishte mbytur. Të gjithë ata që ishin në bord vdiqën, përfshirë kapitenin. Mbrëmjen e së njëjtës ditë kur kish mësuar fundin tragjik të anijes, Burroughs kish dëgjuar në radio lajmin e një aksidenti ajror. Avioni i rrëzuar ishte fluturimi numër 23.

Jo vetëm kaq, piloti kish të njëjtin mbiemër dhe gradë me njeriun të cilit i ishte besuar anija e mbyllur: kapiteni Clarke. Që nga ajo ditë, Burroughs ishte i hipnotizuar nga incidente të çuditshme me numrin 23. Ata i gjente pothuajse kudo. Uilson ishte aq i impresionuar me këtë histori, saqë e futi menjëherë në romanin e tij misterioz, pikërisht në numrin 23. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button