Magazine

A e inskenoi vdekjen e saj Merilin Monro?

Më 5 gusht 1962, bota u shokua. Merilin Monro, një nga yjet më të suksesshëm të kohës në Hollivud, kishte vdekur. Raporti zyrtar mjekësor, tregoi se një natë më parë Monro kishte gëlltitur 40 barbiturate (qetësues). Ato i shkaktuan një hemoragji aq të madhe në stomak, sa që aktorja ndërroi jetë para se të mbërrinte ambulanca e urgjencës.

Por me kalimin e kohës, dyshohet se Monro nuk vdiq atë natë. Përkundrazi, e shqetësuar nga presionet e famës që kishte dhe dashuria e pashpërblyer, ajo e inskenoi vdekjen e saj, për të filluar një jetë të re diku tjetër.

Mospërputhjet mes vendimit dhe vendit të ngjarjes, krijuan dyshimet fillestare. Edhe pse varianti zyrtar që nxorën hetimet, ishte një vetëvrasje nga mbidoza me barbiturate, nuk kishte asnjë gjurmë të tabletave të tilla, në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Të tjerë, si gazetari Frenk Uilkins, pyetën se si ka mundësi që ajo gëlltiti një sasi aq të madhe pilulash, kur në dhomën e saj nuk u gjetën lëngje. Ekzistojnë gjithashtu disa prova, që sugjerojnë se një ambulancë arriti në vendin e ngjarjes, dhe u largua prej andej pak para mesnatës – kur Monro ishte ende të gjallë.

Nëse nuk kishte asgjë për të fshehur, kjo sjellje flet për diçka më të keqe që ishte në lojë. Shoferët që transportuan Monro drejt morgut, Alan Ebot dhe Ron Hast, deklaruan më vonë se trupi që ata morën nga shtëpia e saj dukej “tërësisht i panjohur”, me dhëmbë protezë, zemër të rreme, thonj të nxirë, dhe një qafë tejet e fryrë dhe e nxirë.

Disa nga dëshmitë më të forta, që kufoma mund të mos ketë qenë e saja, vjen nga dëshmitë për për parjen e saj në 56 vitet e fundit. Më së fundmi, më 28 qershor 2009, të paktën 26 vetë pohuan se e kishin pare Merilin Monro në një plazh në Hauai. Në një intervistë me herbalistin dhe shkrimtarin Derek Klonc, dëshmitarja Xheni Kramer-Smith, e përshkroi madje në detaje gruan.

Ajo tha se diva e Hollivudit ishte e rrudhur dhe thinjur si çdo grua tjetër e moshuar. Ajo çka kishin mbetur nga flokët e saj të dikurshëm, ishin flokët shumë të shkurtër, të bardhë dhe të imët. Por Merilin është Merilin – buzëqeshja, buzët dhe fytyra e saj janë të pangatërrueshme.

“Një dëshmitare tjetër – Salli Matin – tha se “mori frymë thellë, dhe thirri me aq sa kishte fuqi emrin e aktores”. Me sa duket, Monro u shoqërua më pas nga një njeri i veshur në kostum.

Kjo është alarmante, për shkak se është shumë e pazakontë, që të ketë kaq shumë sinjalizime për të njëjtin person.

Shkrimtari Erik Roman, ka kohë që është i bindur se Monro e ka falsifikuar vdekjen e saj, dhe ka prodhuar një dosje “provash” që mbështesin pretendimin e tij. Roman argumenton se Monro ishte aq shumë e dëshpëruar për të shpëtuar nga rrethanat e vështira dhe ngacmimet e shtypit, sa që një vdekje e trilluar, ishte mënyra e vetme për të marrë pushimet tërësisht të qeta që ajo dëshironte.

Ai thotë se rrethanat përreth, e thelluan ndjenjën e saj të të qenit si në një kurth. Dihej se Monro e kishte të vështirë të menaxhonte ndjekjen nga paparacët, dhe u detyrua të përdorë alkoolin dhe barnat kundër ankthit, për t’u përballur me këtë problem.

Ajo gjithashtu kishte një varg marrëdhëniesh me njerëz të profilit të lartë publik, që shtuan presionin në jetën e saj. Gazetari Entoni Skaduto, pretendon se Monro i përshkruante marradhëniet e saj intime në një ditar, Ai thotë se Monro, po kërcënonte të zbulonte marrëdhëniet e saj “të njohura” me presidentin Xhon Kenedi dhe vëllain e tij, Prokurorin e Përgjithshëm, Robert Kenedi.

Skaduto thotë se kur vëllezërit i dhanë fund marrëdhënieve me të, Monro nuk mund ta pranonte dot këtë, dhe telefonoi Shtëpinë e Bardhë në kulmin e një krize depresive. Gazetarët hulumtues Xhej Margolis dhe Riçard Baskin, pretendojnë se FBI dhe CIA, janë të lidhura me ngjarjet e saj nate.

Ka shumë të ngjarë që agjencitë, të kenë inskenuar vdekjen e Monro, për të parandaluar një poshtërim të mundshëm publik të presidentit Kenedi; nëpërmjet një ‘zhdukje’ në stilin e Programit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Erik Roman, thotë se një motiv tjetër ishte hakmarrja ndaj ish-bashkëshortit të saj Xho Di Maxhio

Edhe pse ata ishin divorcuar që në vitin 1952, flinin ende me raste së bashku. Mëngjesin e vdekjes së saj, Monro u telefonua nga Di Maxho, që këmbëngulte se marrëdhënia mes tyre kishte marrë realisht fund. Roman shkruan se ajo ishte shumë histerike, dhe sigurisht që ky është një motiv bindës për t’u zhdukur.

“A do ta hidhte në erë karrierën e saj për të bërë Di Maxhon të ndihej keq? Unë sigurisht që do ta vija bast për këtë”. Por e gjitha kjo është thjesht një prove, se sa e fiksuar ishte Monro për tu zhdukur nga skena nëpërmjet një vdekjeje të inskenuar. Të njëjtat argumente, mund të përdoreshin për të treguar se ajo kreu vetëvrasje.

Duke pasur parasysh se sa e famshme ishte asokohe Monro, do të ishte e pamundur që ajo të mos binte në sy në vitin 1962. Largimi në mënyrë të fshehtë nga Los Anxhelosi, dhe mbajtja sekret e identitetit të saj për dekada të tëra, do të kishte qenë një mision thuajse i pamundur. Dhe rreziqet do të kishin qenë shumë të larta.

Nëse ajo do të zbulohej, imazhi i vëllezërve Kenedi do të rrënohej. Monro kishte pasur një histori me lëndimet ndaj vetes. Ndërmjet viteve 1944- 1960, ajo tentoi 4 herë vetëvrasjen. Ajo kishte abuzuar gjithashtu me amfetaminat dhe barbiturate, dhe kishte vuajtur nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia për një numër vitesh.

Në vitin 1961 ishte shtruar në spital për depresion. Historia e saj patologjike dhe mjekësore, tregonte tendenca vetëvrasëse. Natën e vdekjes së saj, psikiatri i saj Ralf Grinson, kishte raportuar se sjellja e saj ishte tepër e çuditshme. Sjellja e saj ishte aq alarmuese, saqë anëtari i Ratpack, Piter Louford, lajmëroi kujdestaren e shtëpisë së saj, kur vuri re lodhjen dhe hutimin e Monro gjatë bisedës në telefon

Por mjeku Koroner Lionel Grandison Jr, ka shpjeguar në kujtimet e tij se kur një person merr me një sasi të madhe tabletash për disa minuta, siç supozohet të ketë bërë Monro, nuk ka kohë që barnat të kontaminojnë qarkullimin e gjakut përpara se viktima të vdesë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se gjetjet e raportit të toksikologjisë, përputhen pikërisht me pilulat e nxjerra nga vendi i ngjarjes. Rrethanat e vdekjes së Merilin Monro, janë padyshim të dyshimta. Megjithatë, shumica e provave se Monro e ka trilluar vdekjen e saj, bazohet tek vështirësitë që ajo përballoi në fund të jetës së saj – dhe jo në provat e “pas vdekjes”.

Shumë pyetje qëndrojnë pezull mbi ngjarjet e vërteta të asaj mbrëmje. Monro ishte e prirur drejt vetë-shkatërrimit, dhe e dëshpëruar të shpëtonte nga ajo lloj jete. Por se cila ishte mënyra e saj e ekzekutimit:me vetëvrasje, apo duke e inskenuar vdekjen e saj, ne mund të mos e marrim vesh kurrë. / AllTimeCons – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button