Enciklopedike

A e shpikën francezët gijotinën?

Origjina e kësaj pajisje makabre është mesjetare, edhe pse data e përdorimit të saj më të hershëm mbetet e pasigurt. Një rekord i hershëm vjen nga Halifax në Uest Yorkshire, që kishte të drejtë të ekzekutonte kriminelët nga viti 1280. Një makinë e quajtur “trekëmbëshi i Halifaxit” është regjistruar se është përdorur për herë të parë atje në vitin 1286, kur një farë John Daltonit, iu pre koka. Një gdhendje shekullit të 16-të e titulluar Ekzekutimi i Murcod Ballagh afër Mertonit në Irlandë, në vitin 1307, tregon një makinë të ngjashme, që sugjeron se këto kanë qenë gjithashtu në përdorim në mesjetë në Irlandë. Skocia, duke mos dashur të mbetet jashtë, vuri në punë ‘Maiden’, bazuar në trekëmbëshin Halifax, për të këputur kokat e kriminelëve.

Joseph Guillotin thjeshtë e rekomandoi përdorimin e këtij mjeti të përhapur ekzekutimi tek Ansambleja Kombëtare e Francës. Ata u frymëzuan nga Halifax Gibbet dhe nga një makinë italiane e njohur si Mannaia. Gijotina e parë u ndërtua nga gjermani Tobias Schmidt dhe u përdor për herë të parë në 1792. Termi gijotinë u shtyp për herë të parë nga gazetari Louis Rene Quentin de Richebourg de Champcenetz, që ionikisht, do të bëhej më vonë një prej viktimave të saj. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button