Kjo është pista që hedh gazetaDailymail për vrasjen e miliarderit britanik John Palmer, i njohur me nofkën Goldfinger.
Palmer vdiq në moshën 64 vjeçare, por rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta.
Edhe pse u fol për shkaqe natyrale, hetimet se bëhej fjalë për vrasje nisën pasi trupi i milirarderit u gjet pranë shtëpisë së tij.
Gazeta britanike shkruan se dyshimet për vrasjen e miliarderit janë të shumta dhe nuk përjashtohet as të ketë qenë shënjestër e mafias shqiptare.
Goldfinger në kulmin e famës së tij në vitet 1980 dhe ’90 “vlente” 300 milionë paund britanikë.