Bota

Opinione nga lexuesit: A është në krizë Bashkimi Europian?

European Union

Nëqoftëse do ta analizojmë procesin e zgjerimit dhe  integrimin, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e familjes europiane, e nisim me fjalimin e Robert Schumanit, që mbeti në histori si Plani Schuman, duke e konsideruar kështu 9 Majin edhe ditën e Europës. “Duke krijuar një Europë ekonomike do krijojmë në të njëjtën kohë një Europë politike, kurse Europa e bashkuar nuk do të bëhet menjëherë, as nëpërmjet një ndërtimi të përgjithshëm, por ajo do të krijohet nëpërmjet realizimeve konkrete, që do të krijojnë një solidaritet faktik”, thoshte ai.

Traktati i Parisit dhe KEQC konsiderohet si një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën SOT Projekti europian do të ishte i pamundur. 

Integrimi bazohet në një proces individual dhe me etapa. Vëmë re që nga 6 shtete themeluese, sot Bashkimi Europian ka në gjirin e vet 28 shtete, duke pasur një shtrirje që nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Zi, me një popullatë prej më shumë se  500 milion banorësh.

Sot Europa ndodhet në krizë.

Kemi të bëjmë me një krizë të emigrantëve.

Kemi të bëjmë me plakjen e popullatës në botë.

Kemi të bëjmë me krizë financiare.

Duhet një reformë për punësimin e të rinjve dhe për pensionet.

Por, gjysmë shekulli integrim na mëson se bashkimi me të vërtetë bën forcën, duke realizuar aksione të përbashkëta dhe duke u shprehur me një zë të vetëm, Bashkimi Europian ka më shumë peshë ekonomike, sociale, teknologjike, tregtare e politike, sesa shumë shtete të vecanta. Bashkimi Europian kërkon të promovojë vlerat njerëzore dhe të bëjë që humanizmi mund të përfitojë nga ndryshimet e mëdha planetare, që po ndodhin, dhe jo të jetë viktimë apo një rajon që nuk përballon dot sfida.

Të shpresojmë që, vizioni dhe dëshira e baballarëve të Një Europe të sigurt, në paqe dhe që bashkon njerëzi, të ringjallet përsëri për të shpëtuar nga kriza ku ndodhet sot Europa.

Europa ka kaluar shumë kriza, të cilat i kanë dhënë mësime njerëzimit, që vetëm së bashku shtetet mundet të ecin përpara, për të mbrojtur paqen, diversitetin, zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit!

Dr. Donila PIPA

Leave a Reply

Back to top button