Enciklopedike

A është reale Kupa e Uorrenit?

Kupa e Uorrenit është një nga sendet më të shtrenjta në pronësi të Muzeut Britanik dhe është e njohur për paraqitjen grafike të seksit mes homoseksualëve, duke përfshirë një skenë midis një burri dhe një të riu. Për shkak të kësaj, ajo ishte konsideruar shumë e turpshme për një kohë të gjatë dhe shumë muze refuzuan ta blinin. Sot, megjithatë, shumë njerëz e konsiderojnë Kupën Uorren si një nga shembujt më të ruajtur mirë, të artit të lashtë erotik romak.

Për shkak se është unike, disa ekspertë kanë dyshuar në vërtetësinë e kupës. Ata pretendojnë se ena 2,000 vjeçare është në të vërtetë një falsifikim nga fundi i shekullit 19 ose fillimi i shekullit të 20-të. Më së fundi, profesori i Universitetit Humboldt Luca Giuliani pohoi se ikonografia është ndryshe nga çdo gjë që shihet në sendet romake, por kujton erotizmin e hershëm të viteve 1900. Ai argumentoi se kupa ishte bërë posaçërisht për pronarin e saj të parë modern, Eduard Uorren, një koleksionis relikesh erotike, që zotëronte falsifikime të tjera në koleksionin e tij. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button