Drejtori i FBI-së James Comey është përzier në fushatën zgjedhore amerikane dhe është tani vetë në qendër të kritikave. A po përpiqet ish-republikani të sabotojë kandidaturën e Hillary Klintonit?
Më 2 mars 2015 Neë York Times shkruante se Hillary Klinton përdorte në kohën e saj si ministre e Jashtme një servër privat për e-maila. Pasi Klintoni e pranoi pak ditë më pas këtë fakt të botuar nga Neë York Times, FBI-ja filloi hetime ndaj saj.
Një vit më vonë drejtori i FBI-së James Comey deklaroi se institucioni tij i kishte mbyllur hetimet dhe se nuk kishte gjetur ndonjë shkak për të ngritur akuzë kundër Klintonit. Shpallja e mbylljes së hetimeve pak kohë para zgjedhjeve presidenciale dhe në mënyrë aq të hollësishme e prezantimit të kësaj ngjarjeje përpara shtypit, sikurse e bëri vetë James Comey, është e pazakonshme në Kritika të ashpra – edhe nga Donald Trump
Republikanët në Kongres u zemëruan shumë që shefi i FBI-së, vetë ish-republikani, nuk rekomandoi ngritjen e padisë ndaj Hillary Klintonit. Sidomos Donald Trump, por edhe republikanë të tjerë e kritikuan ashpër atë. Demokratët, u ndjenë të lehtësuar, dhe e lavdëruan vendimin. Në këtë kohë u duk se historia mori fund.
Por 11 ditë para zgjedhjeve James Comey, ndezi për herë të dytë brenda pak muajsh një bombë politike. Ai i infromoi me një letër të shkurtër anëtarët e Kongresit se FBI-ja ka nisur sërish hetime në lidhje me aferën e e-mailave të Hillary Klintonit, por se nuk mund të thotë nëse këto e-maile janë relevante apo jo. Letra u jo vetëm që u bë menjëherë e njohur në publik, por dominon që prej atij momenti edhe fushatën zgjedhore në SHBA.
“Shpërdorim monstruoz i postit”
Kësaj radhe kritikat ndaj Comey-it erdhën nga kampi i demokratëve dhe nga Hillary Clinton. Me letrën e tij ai ka thyer jo vetëm një rregull të hekurt që gjashtë javë para zgjedhjeve të mos ndërmerret asnjë veprim që mund të interpretohet si ndikim politik, por e ka kthyer madje kokëposhtë fushatën zgjedhore.
Edhe presidenti Barack Obama e kritikoi FBI-në, por pa e përmendur emrin e James Comey-it. Ai tha se hetuesit duhet të punojnë me informacione dhe vendime konkrete dhe jo me aludime.
Edhe shumë republikanë dhe ekspertë të drejtësisë janë të zemëruar me hapin e Comey-it për të informuar Kongresin, megjithë paralajmërimet që i ishin bërë nga autoritetet më të larta të drejtësisë. Richard Painter, profesor i drejtësisë në Universitetin e Minesotës, tha për Dë-në se veprimi i Comey-it është “një shpërdorim monstruoz i postit” dhe “jo mënyra se si punon FBI-ja, e cila duhet t’i mbajë hetimet sekret.”
William Snyder, ish-zëvendësprokuror në shtetin e Pesilvanisë dhe të Uashingtonit, thotë se Comey, kur kishte deklaruar mbylljen e hetimeve nuk e dinte se do të dilnin materiale të tjera dhe se në momentin që ato dolën, e ndjeu veten të detyruar të bënte këto sqarime shtesë.
Kush e ka fajin?
Richard Painter dhe shumë të tjerë mendojnë se James Comey është vetë fajtor, se ai nuk duhet t’i premtonte Kongresit, kur deklaroi mbylljen e hetimeve, se do ta informonte sërish, nëse do të kishte zhvillime të reja. ëilliam Snyder thotë se fajin e ka Kongresi, se nëse kongresmenët nuk do ta thërrisnin Comey -in për të deklaruar përpara Kongresit ai nuk do të vihej në një situatë të tillë.
Daniel Richman, këshilltar i Comey-it mendon se sido që të vepronte shefi i FBI-së ai do të kritikohej. Po të kishte heshtur, do të kritikohej dikur kur gjërat të dilnin në shtyp, se kishte heshtur në këto rrethana të jashtëzakonshme. Tani që u shpreh kritikohet për ndikim politik. Richman thekson se “agjenda e Comey-it është të mbrojë integritetin dhe kredibilitetin e FBI-së”.
Deutsche Welle