Nga të gjitha fiset barbare, vandalët me siguri kanë marrë namin më të keq, sa i përket historisë, pasi emri i tyre është bërë sinonim për shkatërrimin e pakuptimtë. Në të vërtetë, emri vinte nga termi ‘Wandal’, që do të thotë ‘endacak’; një popull vazhdimisht në lëvizje. Udhëtimet e tyre nga Balltiku në Detin e Zi, pastaj në të gjithë Rhein në Francë, Spanjë dhe më në fund duke përfunduar në Afrikën e Veriut në vitin 429, tregojnë se e kanë merituar këtë emër.
Burimi më i afërt bashkëkohor për fisin, historiani Jordanes i shekullit të gjashtë, i përshkroi ata si “një grup të pazakontë popujsh”. Reputacioni i tyre si të këqinj e të marrë, nis me historianin Eduard Gibbon, i cili në vitin 1776 i përshkroi ata si një “racë të egrish”.
Pas Trazirave të Gordonit, të vitit 1780, ku u shkatërrua Burgu Njugejt, poeti Uilliam Couper denoncoi turmën si “Vandalë”. Termi ngjiti shumë shpejt. Në të vërtetë, Vandalët ishin të prirur për të ruajtur stilin e jetës romake, veçanërisht në Afrikën e Veriut, një territor që e dominuan për 100 vjet. / Bota.al