Kuriozitete

A ishte e qëllimshme fundosja e Lusitanias nga britanikët? Dhe a e dinte Churchilli?

Screen Shot 2015-06-11 at 08.42.17

Britanikët nuk donin t’u bënin truke aleatëve të tyre përmes Atlantikut, që t’i bashkonin ata në Luftën e II Botërore. Gjithësesi, dorëzimi i një plani të rremë nazist për dominim botëror u zbeh në krahasim me deklaratën pa prova, që britanikët sakrifikuan anijen e tyre të pasagjerëve, Lusitanian RMS, për ta detyruar SHBA-në të hynte në Luftën e Parë Botërore. Në krye të këtij komploti ishte vetë Winston Churchill. Si Lordi i Parë Admiral Britanik, Churchilli supozohet se konspiroi me të tjerë oficerë të hierarkisë së lartë të Marinës, që t’i linte Gjermanët ta fundosnin anijen ndërsa ajo kishte qytetarë amerikanë në Bord. Për ta kryer këtë, ata qëllimisht e lanë Lusitanian të shkonte ngadalë, pa eskortë përgjatë një rruge detare i njohur të ishte i patrulluar shpesh nga nëndetëset gjermane. Të tjerë kanë thënë se anija e pasagjerëve ishte një viktimë e vetëkënaqësisë britanike, jo e komplotit. Për shkak të supremacisë së tyre detare, britanikët i nënvlerësuan seriozisht aftësitë e marinës të armikut, që në fund çoi në humbjen e panevojshme të jetëve civile./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button