Në Bibël, tabelat e ligjit të marra nga Moisiu në Malin Sinai nuk kanë numra
dhe nuk janë aspak një “Dekalog” (një term i futur në tekste vetëm në shekullin e tretë pas Krishtit). Bëhet fjalë më shumë për porosi të shumta dhe të ndryshme, ku ato që më vonë u bënë “10 Urdhëresat” janë të parat. Jo vetëm kaq. Ka dallime mes judaizmit dhe krishtërimit: për hebrenjtë, për shembull, urdhëresa e parë është: “Unë jam Zoti, Perëndia juaj” (për të krishterët është “Nuk do të kesh perëndi tjetër para meje”) dhe nënta e dhjeta janë bashkuar (ndërkohë që të krishterët bëjnë dallimin mes “nuk do të dëshirosh gruan e tjetrit” dhe “mos lakmoni pasurinë e të tjerëve”). /bota.al