Ekspertët e shëndetit shpesh herë paralajmërojnë që të qëndrojmë të hidratuar, por disa këmbëngulin se çaji dhe kafeja nuk i rrisin nivelet e hidratimit. Kjo supozohet se ndodh ngaqë ato përmbajnë kafeinë, e cila na bën të urinojmë më shpesh. Por ndërkohë që kafeina mund të ketë një efekt të tillë, një studim i vitit 2016 nga një ekip prej universiteteve të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi se sasitë tek çaji dhe kafeja kishin një impakt të papërfillshëm./bota.al
Less than a minute